Shkoder, ofrohet vend pune Asistent Drejtor Prodhimi
- Shkoder
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Administrate | Nenpunes
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Njoftim Pune – Asistent Drejtor Prodhimi
ECO PRO është një kompani e konsoliduar që operon në sektorin e prodhimit të produkteve të kartonit. Në kuadër të zgjerimit dhe forcimit të strukturës sonë prodhuese, jemi në kërkim të një Asistent Drejtor Prodhimi, i cili do të mbështesë menaxhimin, koordinimin dhe optimizimin e proceseve të prodhimit.Përgjegjësitë kryesore
- Mbështet Drejtorin e Prodhimit në planifikimin, organizimin dhe mbikëqyrjen e proceseve të prodhimit
- Koordinon dhe monitoron punën e stafit të prodhimit
- Siguron respektimin e standardeve të cilësisë dhe sigurisë
- Monitoron performancën e prodhimit dhe respektimin e afateve
- Bashkëpunon në optimizimin e kostove dhe proceseve
- Përgatit raporte ditore dhe javore mbi ecurinë e prodhimit
Kërkesat
- Përvojë e mëparshme në ambient prodhimi (preferohet në sektorin e kartonit/ambalazhit)
- Njohuri mbi proceset e prodhimit dhe planifikimit
- Njohuri të mira të paketës MS Office, veçanërisht Excel
- Njohja e sistemeve ERP përbën avantazh
Aftësi personale
- Aftësi shumë të mira organizative dhe për zgjidhjen e problemeve
- Aftësi të mira komunikimi dhe marrëdhëniesh ndërpersonale
- Aftësi për të punuar në ekip dhe nën presion
- Saktësi, përgjegjshmëri dhe orientim drejt rezultateve
- Fleksibilitet dhe gatishmëri për të mësuar
Ne ofrojmë
- Punësim në një kompani të strukturuar dhe në rritje
- Ambient pune dinamik dhe motivues
- Mundësi zhvillimi profesional
- Pagë dhe kushte pune në përputhje me përvojën
ECO PRO SHPK
TEL:0692048999
MAIL:ecopro358@gmail.com
Apply WhatsApp