• Shkoder, kerkohet Inxhinieri i Sigurisë, Shëndetit dhe Mjedisit në Punë

Shkoder
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience

Shoqeria "Vibtis" kërkon të punësojë Inxhinierit të Sigurisë, Shëndetit dhe Mjedisit në Punë. Shoqeria "Vibtis" është një kompani e fokusuar kryesisht në zhvillimin, menaxhimin, projektimin dhe zbatimin e projekteve private dhe publike në industrinë e ndërtimit. E orientuar nga vizioni i drejtuesve të saj me përvojë dhe menaxherëve të linjës, kompania synon të ofrojë mundësitë më të mira të punësimit.​

Detyrat e Inxhinierit të Sigurisë, Shëndetit dhe Mjedisit në Punë​

Inxhinieri i Sigurisë, Shëndetit dhe Mjedisit në Punë (ES&H) është përfaqësuesi i Koordinatorit me përgjegjësi kryesore për të gjitha çështjet e sigurisë, shëndetit dhe mjedisit në punë. Ai jep mbështetje teknike për stafin menaxhues të Kompanisë “VIBTIS” SHPK në mënyrë që projektet të zhvillohen në përputhje me angazhimet dhe kërkesat e ES&H. Përgjegjësitë e tij përfshijnë:

• Këshillimin e menaxhimit mbi praktikat dhe programin e ES&H;
• Rishikimin e programit të Sigurisë, Shëndetit dhe Mjedisit në Punë dhe i raporton Menaxherit të Përgjithshëm mbi efektshmërinë e saj dhe nevojat për përmirësim;
• Ruajtjen e raporteve e performancës së ES&H sipas kërkesave të Kompanisë;
• Promovimin e praktikave të ES&H te gjithë personeli;
• T’i komunikojë stafit menaxhues lidhur me ES&H;
• Të koordinojë rishikimin vjetor të menaxhimit të ES&H në lidhje me këtë plan;
• Të zhvillojë dhe rifreskojë planet dhe procedurat e ES&H;
• Të kryejë trajnime të ES&H për personelin dhe të përgatisë materiale për trajnime për të siguruar komunikimin e kërkesave dhe rregullave të ES&H;
• Të sigurojë që stafi menaxhues të jetë në përputhje me ligjet dhe kërkesat ligjore. Të mbajë të gjithë dokumentacionin mbi Analizën e Rreziqeve në Punë;
• Të rishikojë planin e ndërtimit për të këshilluar dhe përcaktuar kontrollet e përshtatshme për sigurinë dhe shëndetin në punë, që duhen inkorporuar;
• Të marrë pjesë në auditimet dhe koordinimin e procesit të auditimit për të siguruar që kërkesat e ES&H për Kontratat e Punimeve të inspektohen në mënyrë të vazhdueshme;
• Të kryejë inspektime të vazhdueshme për përputhshmërinë me lejet, aprovimet dhe rregullat ekzistuese;
• Të koordinojë inspektimet në terren;
• Të bëjë raporte mospërputhshmërie mbi problemet e ES&H në lidhje me procedurat e aplikueshme;
• Të kontrollojë të gjithë nënkontraktorët për masat e marra për sigurinë dhe shëndetin në punë;
• Të kontrollojë të gjithë nënkontraktorët mbi dokumentat e mbajtura për sigurinë dhe shëndetin në punë;
• Të kujdeset që në kantier të merren masat e nevojshme për të mbrojtur mjedisin.

Vendi i aktivitetit te kompanise Shkoder.
E-mail: info@vibtis.al
 


Apply
Back
Top