• Shkoder, ftese per oferte Shërbim katering për trajnime me prindër

Shkoder
Shkodër, më 11.03.2026

FTESË PËR OFERTË
ME OBJEKT: Ftesë për ofertë për katering për familjet që do jenë pjesë e trajnimeve për prindërimin pozitiv, projekti Familje të Qëndrueshme (RF-SoP) Shkodër

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjen për fëmijët, të cilët kanë humbur kujdesin prindëror, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë në familjet e tyre biologjike.
SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët, të rinjtë dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.
SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri që nga Tetori 2024, në programin Shkodër, ka filluar implemetimin e projektit “Resilient Families – A Step out of Poverty” I cili ka si qëllim të luftojë varfërinë përmes fuqizimit ekonomik të familjeve, ndihmës për zhvillimin e kapaciteteve, mbështetjes psikologjike dhe promovimit të shëndetit dhe edukimit.

Në kuadër të këtij projekti për të përmbushur qëllimet dhe objektivat e tij, SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri shpall kërkesën për shërbim katering të nevojshme për organizimin e trajnimeve me prindër për modulin Programi i Fuqizimit të Familjes në Lokacionin e Shkodrës.

Për ofrimin e këtij shërbimi SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri fton kompanitë /subjektet që kanë në fokus të punës së tyre ofrimin e shërbimeve katering të paraqesin interesin e tyre deri më datë 25.03.2026 duke paraqitur ofertat e tyre financiare dhe dokumentat plotësuese nepermjet postës elektronike në adresën info@soskd.org.al

Për më shumë informacion rreth Ftesës për Ofertë referojuni dokumentacionit bashkëngjitur duke klikuar ketu.

Faleminderit!
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri​
 


Contact
Back
Top