• Shitet Super Penthouse në Valamar

Durres
Location Rruga + Nr.
Valamar
Tipi
apartament+verande | Penthouse
Siperfaqja m²
127 m²
Kati
Kati 3
Cmimi Euro
500000
Super Penthouse në Valamar –
Pamje Magjepsëse nga Deti

Një mundësi unike për të zotëruar një nga pronat më elitare në kompleksin prestigjioz Valamar. Ky super penthouse, i vendosur në Zonën A, në godinën kryesore, në katin e 3-të, ofron një eksperiencë jetese të pakrahasueshme, duke zënë të gjithë katin për privatësi absolute.

Me një sipërfaqe prej 127 m², apartamenti është konceptuar me finesë dhe stil modern, duke përfshirë:

* 3 dhoma gjumi elegante
* Ambient ndenjeje (living room) të bollshëm dhe plot dritë natyrale
* 2 tualete luksoze
* Veranda dhe ballkone të mëdha për relaks maksimal

Interieri është i kuruar deri në detajin më të vogël, me mobilim cilësor dhe dizajn bashkëkohor, duke krijuar një atmosferë komode dhe të rafinuar.

Ajo që e bën këtë pronë vërtet të veçantë është pamja panoramike, e hapur dhe direkte nga deti, e cila të dhuron një ndjesi qetësie dhe luks në çdo moment të ditës.

Kjo është një nga pronat më të rralla dhe më të bukura aktualisht në treg në këtë kompleks.

Në paketë përfshihen gjithashtu 4 poste parkimi, një vlerë e shtuar e konsiderueshme.

Cel. : +355 68 503 9644
 


WhatsApp
Location information
address
Valamar, Durres, Shqiperi
Back
Top