• Shitës & Teknik

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Shites/e | Kasier/e
  2. Teknik
Eksperienca
vetem me eksperience
Nestlé Professional po kërkon një kandidat energjik, korrekt dhe të orientuar drejt shërbimit ndaj klientit. Pozicioni kombinon aftësi teknike, mirëmbajtje të pajisjeve profesionale të kafes dhe angazhim të drejtpërdrejtë me klientët Horeca. Roli është thelbësor për të siguruar cilësinë e pajisjeve, mbështetjen teknike, mirëmbajtjen periodike dhe ofrimin e shërbimit të standardeve të larta Nestlé në pozicionin:

Shitës & Teknik

Detyrat kryesore:

  • Mirëmbajtja, pastrimi dhe kontrolli periodik i të gjitha pajisjeve themelore të vendosura te klientët
  • Montimi i pajisjeve të reja sipas kërkesave
  • Reagim i shpejtë dhe profesional ndaj të gjitha shqetësimeve teknike të klientëve
  • Shërbim cilësor dhe i shpejtë teknik për të garantuar funksionimin optimal të pajisjeve dhe ruajtjen e cilësisë së kafes
  • Trajnimi i stafit të klientëve për përdorimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve
  • Gjetja dhe zhvillimi i klientëve të rinj në përputhje me objektivat e departamentit.
  • Shpërndarja e kafes tek klientët sipas rout-it ditor dhe javor
  • Nënshkrimi i kontratës së përdorimit të pajisjeve dhe dorëzimi i dokumentacionit për aprovimin final
  • Mbajtja e kartelave të klientëve dhe pajisjeve, përfshirë të gjitha pjesët e këmbimit të përdorura
Aftësitë dhe kualifikimet:
  • Arsimi i mesëm ose i lartë teknik ose profesional.
  • Eksperiencë e mëparshme në mirëmbajtje teknike në Horeca ose role të ngjashme.
  • Aftësi për ndërtimin e marrëdhënieve të mira me klientët, komunikim i qartë dhe sjellje profesionale.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të menaxhuar zonën.
  • Disponueshmëri për lëvizje të vazhdueshme dhe punë në terren.
  • Leje drejtimi automjeti (Klasi B)
 


Apply
Back
Top