• Shijak, kerkohet Drejtor Dege

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

TIRANA BANK, një nga bankat kryesore në Shqipëri dhe anëtare e Grupit BALFIN, mirëpret kandidatë dinamik të cilëve iu pëlqen marrëdhënia me klientët për t’iu bashkuar Degës Shijak në pozicionin:

Përkufizimi i pozicionit:
Drejtori i Degës do të jetë përgjegjës për menaxhimin e aktivitetit të biznesit në degë, zhvillimin e punonjësve me qëllim arritjen e rezultateve cilësore dhe sasiore dhe përmirësimin e shërbimit ndaj klientëve.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Prezanton dhe promovon bankë në zonën e operimit, duke krijuar dhe mbajtur marrëdhënie me institucionet shtetërore vendore dhe kompanitë private të biznesit;
  • Krijon dhe implementon plane veprimi për Degën me qëllim arritjen e objektivave dhe treguesve të performancës;
  • Siguron që performanca e degës të optimizohet nëpërmjet menaxhimit sa më efikas për rritjen e përfitueshmërisë së treguesve të performancës;
  • Vlerëson kushtet e tregut lokal dhe indetifikon mundësitë aktuale dhe ato potenciale të shitjeve;
  • Identifikon fushat për përmirësim , merr masat e duhura për t’iu përgjigjur sfidave dhe për të shrytëzuar mundësitë për rritje;
  • Menaxhon marrëdhëniet me palët kyçe për të përmirësuar prezencën dhe imazhin e bankës dhe të degës;
  • Adreson në kohë pakënaqësitë e stafit dhe të klientëve;
  • Mbikqyr funksionet e operacioneve ditore në Degë;
  • Mbikqyr, trajnon, dhe zhvillon punonjësit mbi produktet, shërbimet, proçedurat, sistemin dhe transaksionet bankare;
  • Kryen mbledhje me punonjësit me fokus shitjet, shërbimet dhe trainimet mbi produktet;
  • Krijon një ambient në të cilin promovohet një shërbim i shkëlqyer ndaj klientit me qëllim rritjen e Eksperiencës së Klientit;
  • Siguron qe protokollet e kontrolleve zbatohen për të mbrojtur bankën nga risqe apo ekspozime të panevojshme;
  • Përgatit vlerësimet e performancës dhe masat displinore kur kërkohet për të gjithë punonjësit e degës;
  • Ndjek standarded më të larta etike dhe vepron në përputhshmëri me ligjet dhe rregulloret në fuqi;
Kompetencat/ aftësitë e kërkuara:
  • Diplomë universitare në Ekonomi ose fushë të ngjashme;
  • Minimumi 3 vite eksperiencë në sektorin bankar/institucione financiare, dhe të paktën një vit eksperiencë në pozicion menaxherial;
  • Njohuri shumë të mira të mundësive të tregut vendor dhe klientelës;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, negociuese dhe prezantuese;
  • Aftësi të forta menaxheriale dhe drejtuese;
  • I aftë të krijojë nje ambient pozitiv pune duke nxitur punën në grup
  • Të jetë i vetë-motivuar dhe i orientuar ndaj rezultateve;
  • Njohuri shumë të mira shkruese dhe verbale të gjuhës angleze;
  • Njohuri shumë të mira të programeve Microsoft Office;
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV brenda datës 12 janar 2022 në këtë link
Ju lutem, kini prarasysh që vetëm personat që plotësojnë kriteret e sipërpërmendura do të kontaktohen.
Të dhënat tuaja personale, të cilat dergohen nga ju vullnetarisht si përgjigje ndaj kësaj shpallje për vend të lirë pune, mblidhen dhe përpunohen, manualisht dhe/ose elektronikisht, nga Banka Tirana sha, me qëllim vlerësimin e përshtatshmërisë tuaj për t’u punësuar në këtë vend pune, aksesohen vetëm nga persona të autorizuar të Bankës dhe do të ruhen deri në përfundim të procesit të përzgjedhjes së kandidatit fitues.Subjektet e të dhënave personale, mund të ushtrojnë të drejtat e tyre sipas ligjit nr. 9887 dt. 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”,i ndryshuar, pranë Bankës Tirana sha, si dhe pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
 


Apply
Back
Top