SHIFT LEADER for SINSAY 📍 Përrenjas
- Pogradec
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Supervizor | Team Leader
- Eksperienca
- vetem me eksperience
LPP S.A është një nga kompanitë më të mëdha të modës në Europë, me 30+ vite histori, 5 marka të fuqishme (Reserved, Mohito, Cropp, House, Sinsay), mbi 2,200 dyqane në më shumë se 40 vende, dhe një ekip prej 30,000 profesionistësh që formësojnë përditë përvojën e miliona klientëve.
LPP po ndërton praninë e saj në Shqipëri, duke hapur mundësi të reja për talente që duan të rriten, të udhëheqin dhe të bëhen pjesë e një kulture moderne, dinamike dhe me standarde evropiane.
Në LPP, kjo kulturë ndërtohet përditë nga vlerat tona FAST, të cilat na drejtojnë në gjithçka që bëjmë: punojmë me Zjarr (Fire) dhe pasion, veprojmë me Ambicie (Ambition) dhe vendosmëri, synojmë Suksesin (Success) përmes rezultateve të matshme dhe kultivojmë Besimin (Trust) në çdo marrëdhënie me njëri-tjetrin. Nëse këto vlera të përfaqësojnë, atëherë mënyra jonë e punës është edhe e jotja.
Me SINSAY si markën e parë të LPP që hap dyert në tregun shqiptar, po kërkojmë një Shift Leader energjik dhe të përkushtuar që të mbështesë ekipin gjatë turnit dhe të sigurojë funksionim të qetë të dyqanit në Përrenjas. Ky rol fokusohet në zhvillimin e stafit, krijimin e një përvoje të shkëlqyer për klientët dhe pjesëmarrjen aktive në suksesin e markës në treg, duke ju dhënë mundësi të rriteni brenda industries së modës.
- Siguron mbarëvajtjen e dyqanit gjatë turnit dhe organizon detyrat ditore sipas prioriteteve.
- Mbështet Menaxherin/en e Dyqanit në zbatimin e standardeve dhe proceseve të LPP.
- Menaxhon stokun: pranimin e mallit, sistemimin dhe kontrollin e saktë të sasive.
- Ofron shërbim profesional për klientët dhe zgjidh situatat gjatë turnit.
- Operon me trasaksionet në arkë me saktësi dhe ndihmon në arritjen e objektivave të shitjeve.
- Siguron prezantim të rregullt të produkteve nrenda udhëzimeve vizuale të kompanisë.
- Ndihmon ekipin dhe krijon një ambient pune të organizuar, bashkëpunues dhe efikas.
- Eksperiencë në drejtimin ose koordinimin e ekipit në retail.
- Të paktën 1 vit eksperiencë në shitje me pakicë (preferohet fashion retail).
- Aftësi të mira organizative, komunikim i qartë dhe qasje pozitive.
- Zgjidhje e shpejtë e situatave dhe aftësi për t’u përshtatur me dinamikën e dyqanit.
- Disponueshmëri për punë me turne.
- Njohja e gjuhës angleze është përparësi.
- Një rol të qëndrueshëm në një kompani ndërkombëtare me reputacion të lartë.
- Kulturë pune transparente dhe moderne, ku vlerat FAST janë pjesë e përditshmërisë.
- Kontratë me kohë të pacaktuar dhe përfitime shtesë.
- Ulje të produkteve Sinsay .
- Mjedis dinamik, mundësi zhvillimi dhe rrugë reale për avancim në karrierë.
Dërgoni CV-në tuaj me Subjekt: Shift Leader – Përrenjas në:
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
Apply WhatsApp