• Shefe Finance (200000 -250000 Lek/Neto)

ALBA PUNESIM eshte nje agjensi private punesimi, e cila ka si aktivitet te saj : ndermjetesimin ne tregun e punes.
Per nje klientin tone, kemi nisur procesin e selektimit te kandidateve per pozicionin:
Shef/e Finance

PËRGJEGJËSITË:
Drejtimi i Departamentit të Financave:


Shefi i Financës është përgjegjës për Drejtimin e Departamentit të Financës dhe për drejtimin e të gjitha aspekteve Financiare në Kompani.

DETYRAT KRYESORE:
  • Koordinon dhe kontrollon punën e punonjësve nën mbikqyrjen e saj dhe përgjigjet për performancën dhe zbatimin e detyrave në afatet e përcaktuara nga Bordi Drejtues.
  • Kontrollon saktësinë e raporteve periodike të përgatitura nga Dep i Financës dhe i raporton te Bordi Drejtues dhe Organet Tatimore.
  • Zbaton proçedurat e miratuara nga Bordi Drejtues dhe Departamenti i Auditit, dhe dokumenton fizikisht ose në mënyrë elektronike çdo material justifikues.
  • Propozon dhe monitoron mundësi për automatizimin e proçeseve, përmirësimin e operacioneve, uljes së shpenzimeve dhe rritjen e të ardhurave.
  • Është përgjegjës për mbikqyrjen e funksioneve të kontabilitetit.
  • Monitoron likuiditetin e Kompanisë në monedhën vëndase dhe të huaj duke raportuar Arkëtimet e pritshme dhe Detyrimet e Maturuara.
  • Monitoron proçesin e përgatitjes dhe aprovimin e buxheteve vjetore.
  • Menaxhon llogaritë e pagesave dhe arkëtimeve.
  • Zbaton dhe kontrollon ecurinë e buxhetit të miratuar të Kompanisë çdo muaj dhe progresive.
  • Bashkëpunon me menaxherët e tjerë që të ofrojë konsulencë ndihmëse për iniciativat e planifikuara nëpërmjet Analizave Financiare, Raporteve si edhe rekomandimeve.
  • Mbikqyr të gjitha funksionet e Raportimit Financiar të Kompanisë, duke përfshirë ndërveprimin me auditorët dhe përgatitjen e Raportit gjithëpërfshirës vjetor financiar të Kompanisë.
  • Pasqyron treguesit financiar (sipas standardit të raportimeve) për të ndihmuar në analizën e performancës për çdo projekt dhe për kompaninë.
  • Kontrollon dhe zbaton objektivat e Kompanisë për mbledhjen e fondeve dhe strukturën e kapitalit.
  • Siguron që fluksi i parave të jetë i përshtatshëm për operacionet e Kompanisë.
  • Përgatit Raporte të besueshme aktuale dhe parashikimi.
  • Siguron pajtueshmërinë me ligjin dhe politikat e Kompanisë.
  • Demonstron aftësi drejtuese me etikë profesionale dhe integritet.
  • Duhet të ketë sukses organizativ në zbatimin e planifikimit financiar të miratuar nga Bordi Drejtues, sipas një vizioni afatgjatë dhe të qëndrueshëm.
  • Siguron dhe kërkon zbatim të zhvillimeve rregullative në sistemin financiar sipas zhvillimit të Kompanisë.
  • Ndan përgjegjësitë strategjike të lidershipit me menaxherët e tjerë të lartë, duke siguruar një bashkëpunim maximal për një rezultat të lartë operacional.
  • Ndihmon për vendimet e ndryshimit dhe inovacionit brënda Departamentit të Financës dhe për Kompanine në tërësi.
  • Ka angazhim dhe komunikim efektiv me kolegët, investitorët, klientët, furnitorët.
  • Monitoron ekzekutimin mujor të Listëpagesës së Kompanisë.
  • Plotëson me prioritet dhe përgjegjësi dokumentacionin financiar për cdo pjesmarje të kompanisë në Tenderime Publike ose Private.
Kerkesat:
  • Të ketë kryer arsimin e lartë në Fakultetin Ekonomik, preferohet në Finance/Kontabilitet;
  • Mbi 10 vjet eksperience pune, eksperienca ne industri ndertimi eshte avantazh
  • Përdorues shume i mire i paketes MS Office dhe Programeve financiare;
  • Aftësi shumë të mira analitike;
  • Aftesi shumë të mira në menaxhimin dhe motivimin e stafit.
-Vendnodhja: Tirane
-Paga: 200000-250000 Lek/Neto
-Orari: 8:00-16:30
-Punohet: E hene-E premte, 2 te shtuna muaj/pushim

Nese jeni te interesuar per kete pozicion, ju lutem dergoni CV-ne ne adresen: info@albapunesim.al dhe shenoni tek subjekti: Shef/e Finance
 


Apply
Back
Top