• Shef Pastiçerie

Gjiri Lalezit | Hamallaj
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Pasticier | Specialist brumi
Gjuha
  1. anglisht
SHEF PASTIÇERIE
  • MISIONI: Të prodhojë me cilësi dhe kreativitet produktet e ëmbëlsirave të servirura, nëpërmjet mbikëqyrjes së ngushtë të procesit të marrjes dhe ruajtjes së produkteve, përgatitjes dhe prodhimit të tyre. Të zhvillojë dhe të jetë inovator në lidhje me trendet ose nevojat sezonale.
Detyrat Kryesore:
  • Drejton dhe menaxhon stafin e pasticërisë në përgatitjen dhe pjekjen e produkteve të ndryshme të pasticërisë, duke përfshirë torta, ëmbëlsira, kroasane, kekë dhe ëmbëlsira të tjera.
  • Menaxhon stafin e pasticërisë dhe siguron prodhimin e produkteve të cilësisë së lartë.
  • Siguron që të gjitha produktet e pasticërisë përgatiten sipas standardeve të cilësisë, prezantimit dhe sigurisë ushqimore.
  • Planifikon dhe organizon punën e stafit, duke koordinuar oraret dhe detyrat për të arritur efikasitetin maksimal.
  • Bashkëpunon me departamentet e tjera për të siguruar rrjedhshmërinë e punës dhe për të përmbushur kërkesat operative.
  • Krijon receta të reja dhe menu sezonale sipas kërkesave të klientëve apo tematikave të lokalit.
  • Siguron cilësi dhe qëndrueshmëri në shije dhe pamje për çdo produkt.
  • Monitoron inventarin e përbërësve dhe materialeve, si dhe bën porositë e nevojshme.
  • Bashkëpunon ngushtë me shefin ekzekutiv në lidhje me përgatitjen e ëmbëlsirave sipas kërkesave të klientëve.
  • Zbaton standardet e higjienës dhe sigurisë ushqimore në çdo fazë të prodhimit.
  • Punon ngushtë me stafin e shërbimit për koordinimin e kërkesave.
  • Kontrollon temperaturat e furrave dhe pajisjeve për të siguruar rezultate optimale.
  • Sigurohet që të gjitha shërbimet në pikat e shitjes të kryhen në kohën e duhur dhe që të përmbushen specifikimet e kërkuara në lidhje me pjatat anësore, kushtet e gatimit, etj.

Kualifikimet e Kërkuara:
  • Njohuri për trajtimin e ushqimit, higjienën dhe sigurinë ushqimore.
  • Mimumi 3 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme.
  • Njohuri të mira në gjuhën angleze
  • Njohuri të avancuara mbi teknikat e pjekjes dhe dekorimit të ëmbëlsirave.
  • Përditësuar me trendet e pastiçerisë.
  • Njohuri të operacioneve hoteliere, të specializuara në fushën e pastiçerisë dhe furrave të bukës.
  • Aftësi menaxheriale dhe udhëheqëse për drejtimin e stafit.
  • Orientim drejt rezultateve dhe objektivave ekonomike të vendosura nga kompania.
  • Proaktivitet për përsosmëri dhe kapacitet të lartë në planifikim dhe organizim.
  • Udhëheqje dhe aftësi të larta komunikimi, si dhe përvojë të mëparshme në menaxhimin e ekipit.
  • Diplomë profesionale ose përvojë e provuar si shef pastiçerie.
  • Kreativitet i lartë dhe ndjeshmëri estetike.
  • Aftësi organizative dhe menaxhuese.
  • Vëmendje ndaj detajeve dhe pasion për cilësinë.
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe për të respektuar afatet.
Të gjithë kandidatët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë një CV të plotë me detaje të arsimit dhe përvojës në adresën hrmeliadurres@melia.com. Ju lutemi vini re se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Cel: +355 68 906 2529
 


Apply WhatsApp
Back
Top