• Shef/e Finance

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Autostrada Tr.-Dr.
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Pozicioni: Shef/e Finance

Vendndodhja: Autostrada Tirane-Durres km 7
Departamenti: Financë & Kontabilitet
Raporton te: Menaxheri i Përgjithshëm

Përshkrimi i Pozicionit:
Reka Horeca kërkon të punësojë një financier/e të përkushtuar dhe të organizuar për t’iu bashkuar ekipit tonë në rritje. Kandidati ideal do të jetë përgjegjës për menaxhimin e përditshëm të proceseve financiare, raportimin financiar, dhe mbështetjen e vendimmarrjes strategjike të kompanisë përmes analizës së të dhënave financiare.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Mbajtja e regjistrave financiarë dhe kontabël në përputhje me ligjin dhe standardet kombëtare të kontabilitetit

Përgatitja e raporteve mujore, tremujore dhe vjetore financiare

Menaxhimi i arkës dhe llogarive bankare

Kontrolli i faturave të blerjes dhe shitjes, si dhe ndjekja e pagesave dhe debitorëve

Përgatitja e deklaratave tatimore (TVSH, tatimi mbi të ardhurat, sigurimet shoqërore etj.)

Bashkëpunimi me kontabilistin e jashtëm ose audituesin, nëse është e nevojshme

Ofrimi i analizave financiare për vendimmarrjen e menaxhmentit

Zbatimi i politikave të brendshme financiare dhe sigurimi i përputhshmërisë me rregulloret në fuqi

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
Diplomë në Financë, Ekonomi ose Kontabilitet

Minimumi 2 vite përvojë pune në një rol të ngjashëm

Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel

Njohuri të mirë të programeve financiare (p.sh. Business Central, Odoo, ose të tjera të ngjashme)

Njohuri të mira të legjislacionit fiskal shqiptar

Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup

Integritet i lartë profesional, konfidencialitet dhe përpikmëri në punë

Çfarë Ofrojmë:

Ambient pune profesional dhe mbështetës
Mundësi për zhvillim profesional
Pagesë konkurruese në përputhje me eksperiencën dhe aftësitë
Përfshirje në një sektor në rritje dhe inovativ si HORECA

Kandidatet e interesuar mund te dergojne aplikimet e tyre deri ne daten 30.06.2025 ne emailin contact@reka.al

Ju njoftojme se të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr9887 percaktuar nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Cel. : +355692034304
 


Apply WhatsApp
Back
Top