• Shërbim Dizajn për Kreativë

Tirane
Tiranë më, 24.04.2024​



FTESË PËR OFERTË

ME OBJEKT: Shërbim Dizajn për Kreativë


SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë jo-qeveritare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur kujdesin prindëror, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë në familjet e tyre biologjike.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve komunitare, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Hermann Gmeiner në vitin 1949. Ajo është e pranishme në 136 vende në botë në shërbim të fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve.

Misioni ynë: Ne krijojmë familje për fëmijët në nevojë, i ndihmojmë ata që të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe marrim pjesë në zhvillimin e komuniteteve të tyre.

Qëllimi i kësaj kërkese për ofertë është kontraktimi i një subjekti që ofron shërbimi dizajn për kreativa të ndryshme.

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri kërkon të bashkëpunojë me një subjekt që ofron shërbimin e dizajn për kreative të ndryshme përgjatë gjithë vitit 2024.

Aktivitete – Dizajn për kreativë

  • Dizajn i punëve kreative sipas kërkesave, newsletter, fletëpalosje, flyer, kartolina, katalog kartolinash, etj.
  • Dizajn i kreativave per fushatën digitale, sipas brief të derguar nga SOS FF,
  • Përshtatje e kreativave sipas formateve te ndryshme per kanalin digjital
Jeni të ftuar të dorëzoni ofertën tuaj si dhe te gjithë dokumentet e kërkuara nëpërmjet postës elektronike në adresën info@soskd.org.al deri më datë 07.05.2024.

Për më shumë detaje rreth Ftesës për Ofertë jeni të lutur të aksesoni dokumentacionin bashkëngjitur.

Faleminderit!
SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri
 

Attachments

  • Ftese per oferte_Sherbim Design per Kreative_SOSFF.pdf
    201.4 KB · Views: 5


Contact
Back
Top