Senior Legal Advisor/ Këshillues i Lartë Ligjor
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Mane Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.
Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023
Pozicioni: Këshillues i Lartë Ligjor
Departamenti: Ligjor
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Keshilluesi i Lartë Ligjor ofron ekspertizë ligjore për të mbështetur veprimtarinë e kompanisë në përputhje me kuadrin ligjor dhe rregullator. Ky rol përfshin ofrimin e këshillave ligjore strategjike për menaxhimin, përgatitjen dhe shqyrtimin e kontratave dhe dokumenteve të tjera ligjore, si dhe mbikëqyrjen e çështjeve ligjore që lidhen me operacionet e përditshme të kompanisë. Gjithashtu, ndihmon në minimizimin e rreziqeve ligjore dhe përfaqëson interesat e kompanisë në komunikimin me palët e treta dhe institucionet përkatëse.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

- Jep opinione ligjore për çështjet e ngritura nga departamentet e Shoqërisë;
- Harton kontrata dhe marrëveshje të ndryshme që lidhen ndërmjet palëve të treta dhe Shoqërisë ose Balfin, në kuadër të aktivitetit të zhvillimit të pasurive të paluajtshme;
- Rishikon kontrata dhe marrëveshje të ndryshme që lidhen ndërmjet palëve të treta dhe Shoqërisë (përfshirë edhe SPV-të e Real Estate), si dhe reflekton/konsolidon komentet e ardhura nga departamentet e linjës. Verifikon dhe plotëson dokumentacionin përkatës mbështetës (si p.sh. shtojca, prokura, vendime asambleje, ID, ekstrakte, etj.);
- Ofron asistencë ligjore gjatë procesit të negocimit të kontratave të hartuara apo të rishikuara;
- Përditëson dhe/ose përmirëson formatet e akteve/kontratave të përdorura ndër vite nga Shoqëria (përfshirë SPV-të e Real Estate);
- Harton vendime të asamblesë së Shoqërisë (përfshirë SPV-të e Real Estate), udhëzime, rregullore, akte apo autorizime që lëshohen brenda këtyre shoqërive;
- Harton ose bashkëpunon me departamente të tjera për draftimin dhe rishikimin e procedurave dhe rregulloreve të brendshme;
- Informon departamentet e Shoqërisë (përfshirë SPV-të e Real Estate) mbi ndryshimet ligjore që ndikojnë në veprimtarinë e tyre;
- Ofron asistencë ligjore në negocimin për zgjidhjen me mirëkuptim të mosmarrëveshjeve gjyqësore apo konflikteve që mund të çojnë në proces gjyqësor;
- Përfaqëson Shoqërinë (përfshirë SPV-të e Real Estate) në çështje gjyqësore me vlerë të ulët dhe kompleksitet të reduktuar;
- Përfaqëson Shoqërinë pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit për aplikime për leje, licenca, autorizime apo regjistrime të ndryshme;
- Kryen detyra të tjera që mund t’i ngarkohen në kuadër të asistencës ligjore.
Edukimi: Diplome Universiteti Dega Drejtësi (Bachelor/Master) – e detyrueshme
Kualifikime të tjera:
Kualifikime të tjera:
- Eksperiencë mbi 5 vite në fushë;
- Të ketë përvojë të mëparshme pune të ngjashme, preferohet në një zyrë avokatie ose në një shoqëri ndërtimi;
- Të ketë njohuri të legjislacionit të fushës;
- Aftësi të mira kërkimore;
- Aftësi të mira organizative dhe menaxhimi të kohës, duke punuar në mënyrë efikase;
- Aftësi të mira komunikuese, si me shkrim ashtu edhe verbale;
- Është i aftë të ruajë konfidencialitetin e çdo informacioni të ndjeshëm apo të brendshëm sipas procedurave të shoqërisë dhe legjislacionit në fuqi;
- Prezanton në mënyrë të qartë dhe efikase problematikat ligjore dhe përgatit raporte të strukturuara e profesionale.
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://balfindevelopment.zohorecru...160037/Senior-Legal-Advisor?source=CareerSite
Afati i aplikimit: 23/05/2025
Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Apply WhatsApp