Senior Import- Export Specialist
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Finance-Banke | Sigurime
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
EPPC Albania për klientin e saj, po kërkon një Senior Import- Export Specialist.
Përgjegjësitë kryesore:
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun që vijon:
https://aplikim.eppc.al
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Përgjegjësitë kryesore:
- Mbështet realizimin e objektivave totale dhe të shitjes duke siguruar planizim të saktë në bashkëpunim me Shitjet, Operacionet, Supply Chain si dhe realizimin e importeve dhe exporteve;
- Planifikon nevojat e furnizimit çdo javë / çdo muaj bazuar në statusin e inventarit të stokut për të siguruar mbarëvajtjen e shitjeve / shpërndarjes dhe stokut;
- Përgjegjëse për të ndërtuar dhe për të mbajtur marrëdhëniet me Doganën;
- Menaxhon gjithë dokumentacionin për import/export dhe rakordimet mujore me doganën për produktet dhe pullat fiskale;
- Organizon proçesin e import-Export nga tregjet e eksportit duke përfshirë, agjencitë doganore, transportin, financën, magazinën dhe personat përgjegjës në tregjet e eksportit;
- Planifikon etiketimin e produkteve në bashkëpunim me Menaxherët e Markave, operacionet / logjistikën;
- Organizon proçesin e porositjes, dorëzimit dhe administrimit të Pullave Fiskale për secilin treg për të siguruar prodhimin në kohë;
- Udhëheq proçesin e inventareve të Magazinës Doganore dhe Rakordimet;
- Bashkëpunon me Burimet Njerëzore për zhvillimin dhe menaxhimin e punonjësve;
- Përgjegjës për vendosjen dhe vlerësimin e objektivave të stafit në varësi duke përfshirë zhvillimin e tyre;
- Monitoron dhe analizon proçeset e punës, përgatit rekomandime për përmirësim dhe implementon përmirësimet e rëna dakord.
- Diplomë universitare në Financë, Administrim Biznesi, Menaxhim ose fusha të tjera të ngjashme;
- Minimumi 5 vite eksperiencë pune në fusha të ngjashme;
- Njohuri për legjislacionin e vendit, ofruesit e shërbimeve të transportit, agjencive doganore;
- Njohës i gjuhës angleze-MUST;
- Përdorim shumë të mirë të paketës Microsoft Office;
- Aftësi shumë të mira bashkëpunuese, planifikuese dhe të menaxhimit të kohës.
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun që vijon:
https://aplikim.eppc.al
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.