• Sarande, shitet Vile 2+1+A+BLK Kati 0, 80 m² 230.000 Euro (Ksamil)

Cmimi Euro
230000
Zona/Rruga : Ksamil

Shitet Vile ne Ksamil, nje qytet bregdetar i vogel, afer kufirit me Greqine, shum i njohur per plazhet e bukura, ujerat e kalter dhe ishujt e vegjel qe ndodhen ne afersi te tij. I njohur tashme si "Maldivet" e Shqiperise, Ksamili eshte kthyer ne nje destinacion turistik i popullarizuar per pushime verore, duke ofruar natyre te mrekullueshme dhe pamje te bukura te detit.
Vila eshte ndertuar ne nje siperfaqe trualli prej afro 400 m2, e organizuar ne podrumin e shfrytezuar si ambjente ndihmese teknike dhe lavanderi, dhe kati pare i organizuar ne 2 apartamente me dhome gjumi, dhome ndjenje dhe tualet me vete.
Vila eshte ndertim i ri, e rinovuar se fundmi ne punimet e jashtme te fasades me vendodhje ne nje zone me parametra zhvillimi te prones me intesitet 1.2 ku mund te ndertohet deri ne 3 kate, zhvillim te cilin e garanton dhe struktura mbajtese e perfunduar e objektit. Pervec verandes se bollshme te viles dhe oborrit te gjelberuar perqark, ka nje siperfaqe perpara viles te shtruar qe mundeson parking lehtesisht per deri ne 4 mjete.
Nga tarraca e viles e cila eshte e shfrytezueshme, ofrohet nje pamje e lire dhe e mrekullueshme nga deti. Nisur nga kerkesa e larte dhe gjithnje e ne rritje nga pushues te huaj edhe vendas, pervec avantazhit te perdorimit vetjak per pushime ne Ksamil, kjo prone garanton nje kthim investimi shum te shpejt epr tu perdorur per qiradhenie gjate sezonit turistik.
Prona disponon dokumentacion te rregullt hipotekor per truallin edhe ndertesen.

Per cdo informacion te metejshem dhe nje vizite ne prone, mos hezitoni te na kontaktoni!

Cel. : 0672044431
 


WhatsApp
Back
Top