• Sarande, ofroj vend pune Specialist Logjistike

Sarande
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
  2. Finance-Specialist | Banke / Sigurime
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Dekoll sh.p.k. është një kompani lider në tregun rajonal që ofron zgjidhje inovative në prodhimin e materialeve të ndërtimit.
Gama e produkteve tona në treg përfshin: koll, grafiato, fino, sistem hidroizolimi dhe termoizolimi, bojërat PintoColor dhe produktin e polisterolit Termax.
Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj kërkon të punësojë një Specialist Logjistike për qytetin e Sarandës.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Kujdeset për marrjen e informacioneve sa më të sakta dhe të domosdoshme nga kërkesat e klientëve dhe përpunimi i të dhënave për organizimin e transportit të ngarkesave në kohën e duhur.
  • Organizon aktivitetin e dërgimit të mallrave në mënyrë që porositë të transportohen dhe mbërrijnë në destinacion (tek klientët apo magazinat rajonale) me sasinë, cilësinë, gjëndjen dhe në kohën e duhur.
  • Rekomandon mënyrat, rrugët ose frekuencën optimale të transportit
  • Përcakton operatorët e shpërndarjes për cdo porosi dhe monitoron shërbimin sipas kritereve të performancës
  • Mban komunikimin ndërmjet Agjenteve për porositë që kanë, sasitë dhe prioritetet, Prodhimit për sasitë e nevojshme për klientët dhe Shofereve për planin ditor.
  • Organizon itinerarin ditor të cdo transportuesi sipas porosive duke vlerësuar prioritetet dhe volumet e ngarkesave si dhe minimizimin e kostove
  • Dërgon informacion për rendin ditor të porosive bazuar në udhëzimet dhe kërkesat nga departamenti i shitjes.
  • Jep informacion agjentëve të shitjes në lidhje me mbarëvajtjen e porosisë dhe kohën e realizimit.
  • Kujdeset që dokumentat dhe faturat shoqëruese të mallrave plotësohen në mënyrën dhe formatin e duhur dhe bashk-shoqërojnë mallrat në transport.
  • Sigurohet që mjetet e transportit të ngarkohen sipas kapaciteteve dhe në përputhje me rregullat e transportit të mallrave, për të marrë efektivitetin maksimal.
  • Punon ngushtësisht me departamentet e tjera brenda kompanisë në mënyrë që të përmbushë në mënyrë efektive kërkesat e klientëve
  • Drejton, optimizon dhe koordinoni ciklin e plotë të lëvizjes së mjeteve të transportit.

Kualifikimet:
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese në marrëdhënie me klientët/stafin;
  • Aftësi shumë të mira organizative, për të zgjidhur situata të ndryshme me efikasitet;
  • Aftësi analitike efektive dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve
  • Aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete
  • Aftësi për të kryer disa detyra njëkohësisht dhe aftësi për tu orientuar në detaje
  • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike/Paketa Microsoft Office etj;
  • Me vendbanim në Sarandë
Paga është e negociueshme në varësi të përvojës së punës si dhe aftësive të kandidatit.
Mund të aplikoni duke :
  1. Dërguar CV në adresën hr@dekoll.al
  2. Dërguar CV në WhatsApp në numrin 0694058797
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
 


Apply WhatsApp
Back
Top