Sarande, ofroj vend pune Pastiçier
- Sarande
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Kuzhinier | Zgarist & ndihmes/e
- Gjuha
-

BOUGAINVILLE BAY Resort & SPA pjesë e kompanisë ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë, me një shtrirje të gjerë në bregdetin shqiptar.
Fton profesionistë për të aplikuar në pozicionin e:
Pastiçier (m/f)
Përshkrim i përgjithshëm
Të jenë përgjegjës për mbarëvajtjen e punës në sektorin e pastiçerisë sipas standardeve të Bougainville Bay Resort & SPA dhe në sigurimin e kënaqësisë së klientëve.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Planifikon, organizon dhe përgatit produkte cilësore në sektorin e pastiçerisë;
- Krijon receta të ndryshme dhe bën prezantimin e tyre;
- Krijon dhe prezanton në mënyrë të përshtatshme dekorin në sektorin e pasticerisë;
- Siguron që restoranti është i furnizuar me produktet e pasticerisë;
- Mban pastër dhe higjenizon ambjentin dhe paisjet për përgatitjen e produkteve;
- Siguron shëndetin dhe sigurinë në vendin e punës në përputhshmëri të plotë me të gjitha rregulloret;
- Siguron një ambjent të pastër, dhe të organizuar të punës;
- Kryen detyra të tjera të caktuara nga menaxhmenti i hotelit;
Kualifikimet dhe Aftësitë:
- Të kenë përvojë pune jo më pak se 2 vjet në këtë profil;
- Diplomë të shkollës së mesme dhe/ose çertifikatë trajnimi në pastiçeri;
- Njohuri në përgatitjen dhe paraqitjen e produkteve për departamentin e pastiçerisë;
- Njohuri të kërkesave sanitare në trajtimin e produkteve;
- Të jenë të detajuar, të shpejtë dhe të saktë;
- Të jenë të qetë dhe të qartë në përcjelljen dhe zgjidhjen e problemeve;
- Aftësi për të drejtuar dhe menaxhuar në mënyrë efektive të gjithë sektorine pastiçerisë;
- Të punojë në mbikëqyrje minimale;
- Aftësi shumë të mira organizative;
- Të kenë aftësi shumë të mira komunikimi;
- Fleksibilitet me orarin e punës;
- Njohuri të gjuhëve të huaja përbën avantazh;
Ofrohet:
- Pagesë konkuruese
Shënim: Ju lutem të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!
Aplikantët të dërgojnë CV në adresen e e-mailit: [B]hr@atdg.al[/B]
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
+355686082912
Apply WhatsApp