Sarande, ofroj vend pune Ndihmës Kuzhinier (m/f)
- Sarande
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Hoteleri
- Gjuha
-

BOUGAINVILLE BAY Resort & SPA pjesë e kompanisë ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë, me një shtrirje të gjerë në bregdetin shqiptar.
Ju fton për të aplikuar në pozicionin e:
Ndihmës Kuzhinier (m/f)
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Ndihmon në organizimin dhe përgatitjen e produkteve sipas standarteve;
- Në bashkëpunim me instruksionet e shefit të kuzhinës përgatit ushqimin dhe sigurohet të ketë kualitet të mirë për të plotësuar kërkesat e klientit;
- Siguron që porositë e produkteve të jenë dhënë dhe të jenë marrë në koordinim me shefin e kuzhinës;
- Ndihmon në përcaktimin e llojeve dhe sasisë së ushqimit që nevojitet për tu përgatitur;
- Bashkëpunon me të gjithë stafin gjatë procesit të punës;
- Ndihmon në përgatitjet e përditshme në kuzhinë;
- Siguron trajtimin dhe konservimin e ushqimit;
- Mban të pastër ambjentin gjatë gjithë kohës dhe siguron përdorimin korrekt të pajisjeve ftohëse dhe të pajisjeve ngrirëse;
- Ndihmon kuzhinierët në marrjen e porosive;
- Siguron që pajisjet e kuzhinës të mirëmbahen siç duhet;
Kualifikimet dhe Aftësitë:
- Të zotërojnë diplomë të shkollës profesionale në këtë profil;
- Të kenë jo me pak se 1 vit eksperiencë në pozicione të ngjashme;
- Të jenë të detajuar, të shpejtë dhe të saktë;
- Aftësi për të punuar nën presion;
- Aftësi shumë të mira organizative;
- Të kenë aftësi shumë të mira komunikimi;
- Fleksibilitet me orarin e punës;
- Njohuri të gjuhëve të huaja përbën avantazh;
Ofrohet:
- Pagesë konkuruese
Shënim: Ju lutem të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!
Aplikantët të dërgojnë CV në adresen e e-mailit: [B]hr@atdg.al[/B]
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
+355686082912
Apply WhatsApp