• Sarande, ofroj vend pune Inxhinier Ndërtimi në Kantier

Sarande
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
  2. Inxh. Ndertimi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
EnBi Power shpk e themeluar në shtator 2004, operon kryesisht në fushën elektrike në ndërtim, rikonstruksion, mirëmbajtje për prodhimin, transformimin, transmetimin, matjen dhe shpërndarjen e energjisë elektrike në rrjetet e tensionit të lartë, të mesëm dhe të ulët.

Pozicioni: Inxhinier Ndërtimi në Kantier

Vendodhja: Sarandë

Lloji I punës: Full Time



Përshkrimi i Punës

Inxhinieri Civil koordinon të gjitha shërbimet civile në kantier. Kontrollon zbatimin e punimeve në kantier sipas projektit të miratuar. Planifikon, organizon, dhe menaxhon punën për të qëndruar brenda afatit dhe për të përfunduar një projekt me cilësi të lartë. Fokusi I aktivitetit është në satcione elektrike dhe linja elektrike.


Detyrat e përgjithshme të rolit:

  • Mbikëqyrja e punimeve ndërtimore në kantier për nënstacione elektrike dhe linja të tensionit të lartë/mesëm/ulët.
  • Sigurimi i zbatimit të projekteve sipas standardeve teknike dhe rregulloreve në fuqi.
  • Koordinimi me ekipet e punës dhe kontraktorët për realizimin e detyrave në afatet e caktuara.
  • Inspektimi i cilësisë së materialeve dhe procedurave të ndërtimit për të garantuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë e strukturave.
  • Hartimi i raporteve të progresit dhe raportimi te menaxhmenti për çdo problematikë që lind në kantier.
  • Zbatimi i masave të sigurisë në kantier dhe sigurimi që të gjithë punonjësit ndjekin rregullat e sigurisë teknike.


Kriteret dhe kualifikimet:

  • Diplomë e nivelit Bachelor ose Master në Inxhinieri Ndërtimi.
  • Eksperiencë minimale 3 vite në projekte ndërtimi, preferohet në sektorin e energjisë (nënstacione elektrike, linja të tensionit të lartë, etj.).
  • Njohuri të mira mbi standardet dhe normativat e ndërtimit në Shqipëri.
  • Aftësi për të lexuar dhe interpretuar projektet inxhinierike dhe vizatimet teknike.
  • Eksperiencë në menaxhimin e punimeve dhe koordinimin me ekipet e kantierit.
  • Njohuri mbi programet AutoCAD, MS Project dhe programe të tjera të menaxhimit të projekteve.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe organizimi.
  • Leje drejtimi e kategorisë B

Nëse jeni të interesuar, dërgoni CV-në tuaj deri në datën 30-03-2025 në adresën human.resources@enbi-power.com, duke specifikuar pozicionin e punës për të cilin aplikoni.
Ju informoj se do të kontaktohen vetëm aplikantët, të cilët plotësojnë kriteret e mësiperme
.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply
Back
Top