Sarande, ofroj vend pune Hostes
- Sarande
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Hostes | Prezantuese | PR
- Gjuha
-
- Eksperienca
- vetem me eksperience

BOUGAINVILLE BAY Resort & SPA pjesë e kompanisë ATDG (Art and Tourism Development Group),
një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë, me një shtrirje të gjerë në bregdetin shqiptar.
Ju fton të aplikoni në pozicionin e:
Hostes
Përshkrim i përgjithshëm
Mirëpret klienët në mënyrë të sjellshme, duke pranuar rezervimet dhe ofruar shërbim të menjëhershëm,
të sjellshëm dhe efikas duke vepruar sipas standarteve dhe qëllimeve të vendosura.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Përgatisin të gjitha rezervimet;
- Shesin për klientët specialitetet e restorantit dhe produktet sezonale;
- Përshëndesin klientët në mënyrë miqësore dhe të sjellshme;
- Shoqërojnë klientët në tavolinat e rezervuara dhe kujdesen të plotësojnë kërkesat e tyre;
- Marrin rezervimet e klientëve në mënyrë të sjellshme dhe të organizuar;
- Të kenë njohuri për listën e verërave dhe produkteve të menusë sipas kategorive, në mënyrë që të mund të shesin, rekomandojnë dhe ti diskutojnë ato;
- Sigurojnë që shërbimi të ofrohet sipas standarteve të kërkuara;
- Përgjegjës në dhënien e një shërbimi profesional, miqësor dhe të kujdesshëm në cdo kohë për të gjithë klientët;
- Përgjegjës që furnizimet dhe pajisjet operacionale të përdoren në menyrën e duhur;
- Të kenë përvojë pune në këtë profil;
- Të kenë kujdes në shërbim për të shmangur cdo aksident të mundshëm;
- Ruajtja e standardeve të larta të higjenës personale gjatë gjithë kohës në punë;
- Aftësi shumë të mira komunikuese;
- Etikë profesionale dhe aftësi për të punuar në grup;
- Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;
- Fleksibilitet me orarin e punës;
- CV-të të shoqërohen me foto;
- Aplikantet duhet të jenë me vendbanim në Sarandë ose zonat përreth;
- Pagesë konkuruese
Aplikantët të dërgojnë CV në adresen e e-mailit: hr@atdg.al
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Cel. : +355686082912
Apply WhatsApp