Sarande, ofroj vend pune Arkëtar/e
- Sarande
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Hoteleri
- Gjuha
-

BOUGAINVILLE BAY Resort & SPA pjesë e kompanisë ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë, me një shtrirje të gjerë në bregdetin shqiptar.
Ju fton për të aplikuar në pozicionin e:
Arkëtar /e
Përshkrim i përgjithshëm
Arkëtar/e do të punojë së bashku me ekipin në bashkëpunim të ngushtë me Shefen e Financës dhe do të luajë një rol të rëndesishëm në përmirësimin dhe ruajtjen e gjendjes financiare të degëve të F & B.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Bën gjendjen ditore të arkës;
- Përgjegjës/e për mbajtjen fizike të arkës / cash-it dhe lëvizjet;
- Bën pagesat që i kërkohen në bazë të kërkesave të ardhura;
- Përpunon dhe rregjistron dokumentacionin e magazinës, fletë-hyrjet dhe fletë-daljet;
- Kryen sipas urdhër-pagesave nxjerrjen e monëdhes nga arka dhe plotëson mandatin përkatës
sipas llojit të monedhës; - Plotëson çdo ditë librin e arkës.
- Bën kontroll të përditshëm të gjëndjes fizike të arkës për të gjitha monedhat dhe rakordon me
- gjëndjen sipas librit të arkës.
- Ruan gjithë dokumentat në sistemin kompjuterik në programin përkatës;
- Përgjegjës/e për rregjistrimin dhe kontrollin e faturave të shitje / blerje;
- E aftë për të marrë përgjegjësi;
Kualifikimet dhe Aftësitë:
- Të ketë kryer studimet e larta në Fakultetin Ekonomik;
- Të ketë eksperiencë jo më pak se 2- vjeçare pune, në këtë fushë, përbën avantazh eksperienca në fushën e hoteleri-turizmit;
- Njohuri shumë të mira në programin Alpha;
- Aftësi në përdorimin e paketës Ms Office;
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe pune në grup.
- Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;
- Të kenë frymë pozitive në punë në çdo kohë;
- Etikë profesionale dhe aftësi për të punuar në grup;
- Fleksibilitet me orarin e punës;
- Aplikantët duhet të jenë me vendbanim në Sarandë ose zonat përreth;
Ofrohet:
- Pagesë konkuruese
Shënim: Ju lutem të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!
Aplikantët të dërgojnë CV në adresen e e-mailit: hr@atdg.al
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Cel. : +355686082912
Apply WhatsApp