• Sarande, ofrohet vend pune Ndihmes Pasticier/e

Sarande
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Pasticier | Specialist brumi
ATDG (Art and Tourism Development Group), kompania pionere në nismat e turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit në Shqipëri dhe Kosovë. ATDG ka krijuar dhe administron destinacione të jashtëzakonshme hotelerie dhe resortesh elitare, si: Arka Art Hotel (Tiranë), Bougainville Bay Resort & SPA (Sarandë), Marea Resort (Qerret) dhe Mështekna (Brezovicë), ju ofron mundësinë të fitoni eksperiencë të jashtëzakonshme!
Boungainville Bay Resort kerkon te punesoje Ndihmes Pasticier/e ne Sarande

Detyrat​

  • Asistencë në përgatitjen e brumit, kremrave, mbushjeve dhe përbërësve të tjerë të ëmbëlsirave.
  • Pjekja dhe mbikëqyrja e produkteve gjatë procesit të pjekjes për t'u siguruar që ato arrijnë standardet e duhur të cilësisë.
  • Dekorimi i ëmbëlsirave dhe produkteve të tjera me shije dhe kreativitet.

Kualifikimet​

  • Përvojë e mëparshme si ndihmës pasticier ose në një pozicion të ngjashëm është një avantazh, por jo domosdoshmërish.
  • Aftësi të mira në përdorimin e pajisjeve të kuzhinës dhe mjeteve të pasticierisë.
  • Shkathtësi të mira organizative dhe menaxhimi i kohës.
  • Kreativitet dhe dëshirë për të mësuar dhe zhvilluar aftësitë e pasticierisë.

Shënime​

Përfitimet:
  • Paga konkurruese dhe mundësi rritje profesionale.
  • Ambient pune miqësor dhe mbështetës.
Te interesuarit te kontaktojne ne numer +355686480086
Ju mirëpresim të bëheni pjesë e stafit tonë duke dërguar menjëherë aplikimin tuaj
 


Apply WhatsApp
Back
Top