Sarande, ofrohet vend pune Ekzekutiv Shitjesh për Zonën e Sarandës (Sezonal)
- Sarande
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Agjent shitje | Menaxhim shitje
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani lider në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.
Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.
CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punës: Ekzekutiv Shitjesh për Zonën e Sarandës (Sezonal)
Qëllimi i punës:
Përgjegjësia e këtij pozicioni është arritja e objektivave të caktura lidhur me vëllimin e shitjeve, nivelin e stokut, vizitat tek konsumatorët dhe aktivizimet në përputhje me udhëzimet dhe politikat e kompanisë.
Roli dhe përgjegjësitë:
- Viziton çdo pikë shitje në zonën e tij sipas programit ditor.
- Sigurohet që produkti është i pozicionuar në vëndin e duhur dhe sipas standarteve të CCBS.
- Kontrollon gjëndjen e stokut të produktit në pikën e shitjes.
- Merr porositë tek klientët ekzistues dhe identifikon klientët e rinj.
- Garanton vendosjen e materialeve promocionale në pikën e shitjes.
- Bashkëpunon dhe shkëmben informacione të vazhdueshme me përgjegjësin e zonës.
- Të veprojë si pika e parë e kontaktit për realizimin e aktiviteteve të marketingut në territorin e tij/saj.
- Të koordinojë me Ekipin e Marketingut dhe klientët për të siguruar gatishmërinë e aktivitetit (hapësira, dukshmëria dhe standardet e dakorduara të realizimit).
- Të sigurojë disponueshmërinë e produktit dhe të mbështesë me logjistikën e fundit, kur kërkohet.
- Të monitorojë realizimin e aktivitetit në terren, të adresojë menjëherë çështjet që lindin dhe të raportojë progresin dhe problematikat ditore.
- Kryen çdo detyrë tjetër të caktuar nga menaxheri/drejtori i drejtpërdrejtë.
Aftësitë dhe kualifikimet:
- Përbën avantazh arsimi i lartë dhe eksperiencat e mëpërparshme në pozicione të ngjashme.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punojë në grup.
- Të ketë dëshirë të punojë në terren.
- Leje drejtimi automjeti.
- Të banojë në Vlore ose ne zonat perreth.
Çfarë ofrojmë:
✔ Makinë në përdorim për realizimin e detyrave të punës.
✔ Paketë të mbulimit shëndetësor.
✔ Mundësi reale promovimi dhe zhvillimi të karrierës.
✔ Trajnime të shumta profesionale dhe programe zhvillimi.
✔ Fleksibilitet në organizimin e orarit të punës.
✔ Bonuse dhe shpërblime të ndryshme bazuar në performancë.
✔ Pagë të 13-të
Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar në linkun (Karriera CCBS) ose duke dërguar CV në hr@cocacola.al brenda datës 30/07/2026.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.
Apply WhatsApp