Sarande, ofrohet vend pune Asistente menaxhere recepsioni
- Sarande
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Menaxhim Biznesi
- Recepsionist/e
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- me dhe pa eksperience
ATDG (Art and Tourism Development Group) , kompania pionere në nismat e turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit në Shqipëri dhe Kosovë. ATDG ka krijuar dhe administron destinacione të jashtëzakonshme hotelerie dhe resortesh elitare, si: Arka Art Hotel (Tiranë), Bougainville Bay Resort & SPA (Sarandë), Marea Resort (Qerret) dhe Mështekna (Brezovicë).
Bashkohuni me ne në formësimin e së ardhmes së turizmit të përgjegjshëm dhe për të përcjellë një ndikim pozitiv kudo.
Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurt, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë BOUGAINVILLE BAY Resort & SPA është zgjedhja jote më e mir
Bashkohuni me ne në formësimin e së ardhmes së turizmit të përgjegjshëm dhe për të përcjellë një ndikim pozitiv kudo.
Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurt, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë BOUGAINVILLE BAY Resort & SPA është zgjedhja jote më e mir
- Menaxhimi i stafit të recepsionit, përfshirë planifikimin e orarit, trajnimin dhe vlerësimin e performancës.
- Sigurimi që të gjitha procedurat e check-in/check-out të kryhen në mënyrë korrekte dhe efikase.
- Zgjidhja e ankesave dhe kërkesave të mysafirëve në mënyrë profesionale dhe të shpejtë.
- Mbajtja e standardeve të larta të mikpritjes dhe kujdesit ndaj klientit.
- Raportimi i përditshëm dhe periodik mbi operacionet, zënien e dhomave dhe treguesit e performancës.
- Koordinimi me departamente të tjera si mirëmbajtja, pastrimi dhe rezervimet për të siguruar funksionim të qetë.
Kualifikimet
- Eksperiencë e mëparshme në recepsion ose mikpritje, përparësi ka përvoja si supervizor ose menaxher.
- Aftësi të mira drejtuese dhe organizative.
- Komunikim i shkëlqyer në shqip dhe anglisht (gjuhë të tjera janë përparësi).
- Njohuri të mira kompjuterike dhe përdorimi i sistemeve të menaxhimit hotelier.
- Pagesë konkuruese
- Ofrohen kushte shumë të mira pune.
- Kontratë e rregullt pune afatgjatë.
- Kompania ofron trajnim nga specialist të kualifikuar për të mësuar profesionin
- Mundësi promovimi brenda grupit.
- Vlerësime page periodike në bazë të performancës në punë
Apply WhatsApp