• Sarande, kerkohet Punetor Magazine

Sarande
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Punetor/e | Ndihmesa

Qëllimi i pozicionit​

Të sigurojë pranimin, sistemimin, ruajtjen dhe përgatitjen e mallrave në magazinë sipas standardeve dhe procedurave të kompanisë, duke garantuar saktësi, rend dhe siguri në proceset e magazinimit.

Detyrat Kryesore
• Kryen shkarkimin dhe ngarkimin e mallrave sipas procedurave të kompanisë.
• Kontrollon sasinë dhe cilësinë e produkteve gjatë pranimit dhe daljes së mallrave.
• Sistemon mallrat në raftet e magazinës sipas kategorive dhe rregullave të organizimit.
• Përgatit porositë për dërgesë drejt dyqaneve Brunes sipas listave përkatëse.
• Mirëmban pastërtinë, rendin dhe sigurinë në ambientet e magazinës.
• Ruan dokumentacionin shoqërues të mallrave dhe bashkëpunon me stafin për proceset e inventarizimit.
• Raporton çdo problem të konstatuar me stokun, dëmtime ose mospërputhje dokumentesh.
• Ndjek standardet e sigurisë dhe procedurat e brendshme të operimit në magazinë.
• Kryen edhe çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga kompania, në përputhje me nevojat operacionale dhe funksionimin efektiv të departamentit

Aftësitë dhe kompetencat​

  • Përgjegjshmëri dhe korrektësi në punë.
  • Aftësi organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Aftësi për të punuar në ekip.
  • Gatishmëri për punë fizike.
  • Respektim i rregullave të sigurisë dhe shëndetit në punë.
  • Menaxhim i mirë i kohës dhe aftësi për të punuar nën presion.
  • Integritet dhe kujdes në administrimin e mallrave të kompanisë.
📍 Vendndodhja: Brunes SARANDE
💰 Page konkuruese


Mund te aplikoni duke
Dërguar CV në adresën hr@brunes.al
Dërguar CV në WhatsApp në numrin 0697070978.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
 


Apply WhatsApp
Back
Top