Sarande, kerkohet Punetor Magazine
- Sarande
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Punetor/e | Ndihmesa
Qëllimi i pozicionit
Të sigurojë pranimin, sistemimin, ruajtjen dhe përgatitjen e mallrave në magazinë sipas standardeve dhe procedurave të kompanisë, duke garantuar saktësi, rend dhe siguri në proceset e magazinimit.Detyrat Kryesore
• Kryen shkarkimin dhe ngarkimin e mallrave sipas procedurave të kompanisë.
• Kontrollon sasinë dhe cilësinë e produkteve gjatë pranimit dhe daljes së mallrave.
• Sistemon mallrat në raftet e magazinës sipas kategorive dhe rregullave të organizimit.
• Përgatit porositë për dërgesë drejt dyqaneve Brunes sipas listave përkatëse.
• Mirëmban pastërtinë, rendin dhe sigurinë në ambientet e magazinës.
• Ruan dokumentacionin shoqërues të mallrave dhe bashkëpunon me stafin për proceset e inventarizimit.
• Raporton çdo problem të konstatuar me stokun, dëmtime ose mospërputhje dokumentesh.
• Ndjek standardet e sigurisë dhe procedurat e brendshme të operimit në magazinë.
• Kryen edhe çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga kompania, në përputhje me nevojat operacionale dhe funksionimin efektiv të departamentit
Aftësitë dhe kompetencat
- Përgjegjshmëri dhe korrektësi në punë.
- Aftësi organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Aftësi për të punuar në ekip.
- Gatishmëri për punë fizike.
- Respektim i rregullave të sigurisë dhe shëndetit në punë.
- Menaxhim i mirë i kohës dhe aftësi për të punuar nën presion.
- Integritet dhe kujdes në administrimin e mallrave të kompanisë.
Mund te aplikoni duke
Dërguar CV në adresën hr@brunes.al
Dërguar CV në WhatsApp në numrin 0697070978.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Apply WhatsApp