Pozicion i Hapur – Sanitare për Klinikë Dentare
Vendndodhja: Tiranë – Kopshti Botanik
Një klinikë dentare kërkon të punësojë
Sanitare, të përgjegjshme dhe të kujdesshme, për mirëmbajtjen e pastërtisë dhe higjienës së ambienteve të klinikës.
Detyrat Kryesore:

Mirëmban pastërtinë dhe higjienën e ambienteve të klinikës.

Pastron dhe dezinfekton dhomat e trajtimit, recepsionin dhe ambientet e përbashkëta.

Kujdeset për furnizimin me materiale higjienike sipas nevojës.

Siguron një ambient të pastër dhe të rregullt gjatë gjithë ditës.
Kërkesat:

Eksperienca në një pozicion të ngjashëm përbën avantazh.

Korrektësi, përgjegjshmëri dhe përkushtim në punë.

Kujdes ndaj detajeve dhe organizim i mirë.
Ofrohet:
Pagë: 50,000 – 55,000 ALL neto.
Orari: 07:00 – 15:00
(nëse puna përfundon më herët, mund të largohet para përfundimit të orarit).
Pushim: E shtunë & e diel.

Festat zyrtare pushim.

22 ditë pushime vjetore sipas Kodit të Punës.

Ambient pune i qetë dhe korrekt.
Për më shumë informacion ose për të aplikuar: 069 40 93 986