• Qerret, ofroj vend pune Kamarier Bari (m/f)

Qerret
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Banakier | Kamarier
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
MAREA RESORT pjesë e kompanisë ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë, me një shtrirje të gjerë në bregdetin shqiptar kërkon:

Ju fton për të aplikuar në pozicionin e:

Kamarier Bari (m/f)

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

Të kenë një paraqitje korrekte dhe pozitive për të gjithë klientët;
Përgjegjës në dhënien e një shërbimi profesional, miqësor dhe të kujdesshëm në cdo kohë për të gjithë klientët;
Garantojnë një shërbim shumë të mirë në bar;
Të promovojnë në mënyrë profesionale produket dhe shërbimet që ofron bari;
Të kenë frymë pozitive në punë në çdo kohë;
Sigurojnë një ambjent të pastër, dhe të organizuar të punës;
Përgjëgjës për llogaritjen saktë të faturës dhe të pagesës;
Në rast të kërkesave të veçanta komunikojnë me menaxherin;

Kualifikimet dhe Aftësitë:

Të kenë përvojë pune jo më pak se 1 vit në këtë profil;
Të kenë kujdes në shërbim për të shmangur cdo aksident të mundshëm;
Ruajtja e standardeve të higjenës personale gjatë gjithë kohës në punë;
Aftësi shumë të mira komunikuese;
Etikë profesionale dhe aftësi për të punuar në grup;
Të kenë njohuri të mira të gjuhës Angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;
Fleksibilitet me orarin e punës;

Ofrohet:

· Ambjent i këndshëm pune dhe ekip bashkëpunues;
· Pagë konkurruese;
· Akomodimi dhe ushqimi mundësohet nga punëdhënësi;

Shënim: Ju lutem të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!

Aplikantët të dërgojnë CV në adresen e e-mailit: hr@atdg.al ose të kontaktojnë në numrin e Tel. 0686082912

Cel. : 0686082912
 


Apply WhatsApp
Back
Top