• Purchasing Clerk - USA (turni II)

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 QTU | Kashar | Casa Italia
Tipi
  1. me orar te plote
  2. turni II
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim Biznesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
EZ-CRETE, lider në industrinë e prodhimit të betonit precast në SHBA, kërkon një Purchasing Clerk të motivuar dhe të përqendruar në detaje për t’iu bashkuar ekipit në Tiranë. Ky rol është kyç për mbështetjen e operacioneve të prodhimit, duke siguruar prokurim efikas të materialeve, disponueshmëri në kohë dhe bashkëpunim të ngushtë me departamentet e brendshme.

Kualifikime Kryesore:
  • Përvojë e provuar në prokurim/purchasing, preferohet në mjedis prodhimi
  • Njohuri bazë të procedurave të blerjes dhe menaxhimit të inventarit
  • Njohuri të mira të Microsoft Office, veçanërisht Excel
  • Aftësi të forta organizative dhe vëmendje ndaj detajeve
  • Aftësi komunikative ne anglisht ( B2-C1)
  • Orari 14:00 - 22:00

Avantazh:
  • Diplomë ose certifikim në supply chain/prokurim
  • Përvojë me sisteme ERP (SAP, Oracle ose të ngjashme)
  • Aftësi të mira komunikimi, negocimi dhe analize të të dhënave

Përgjegjësi Kryesore:
  • Përpunimi dhe lëshimi i porosive të blerjes në kohë dhe me saktësi
  • Komunikimi me furnitorët për konfirmime, afate dhe zgjidhje mospërputhjesh
  • Mirëmbajtja e të dhënave të blerjes dhe informacionit të furnitorëve
  • Bashkëpunimi me prodhimin dhe inventarin për parashikimin e nevojave
  • Verifikimi i faturave në bashkëpunim me financën
  • Monitorimi i performancës së furnitorëve dhe respektimi i politikave të kompanisë

Çfarë ju ofrojmë:
  • Kontratë pune e rregullt, sipas legjislacionit shqiptar.
  • Pagesë konkurruese dhe trajnim profesional të paguar.
  • Fundjavë pushim (e shtunë dhe e diel).
  • Drekë falas në restorantet tona partnere.
  • Të gjitha festat zyrtare të paguara, sipas Kodit të Punës.


Ky rol kërkon profesionalizëm, saktësi dhe aftësi bashkëpunimi për të garantuar efikasitet dhe vazhdimësi në zinxhirin e furnizimit.

Cel. : +355682002999
 


Apply WhatsApp
Back
Top