Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani lider në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare. Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore
me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur. CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm: Punonjese Kuzhine
Përgatit dhe shërben një shumëllojshmëri të gjerë të gatimeve për stafin e huaj dhe menaxhimin e lartë kur është e nevojshme,
duke siguruar pasterti dhe siguri në kuzhinë.
Roli dhe përgjegjësitë:
Përgatit dhe sherben ushqimin sipas kerkeses dhe në kohë.
Planifikon dhe pergatit menute në përputhje me nevojat e përditshme.
Shërben në një mënyrë miqësore dhe efikase.
Ruan ushqimin ne frigorifer sipas afateve dhe skadencave.
Porosit sasine e ushqimeve qe duhen.
Pastron zonat e gatimit, pajisjet, enët e kuzhines dhe sipërfaqet e gatimit.
Merr parasysh ndonjë shqetësim mbi gatimin dhe e raporton ate tek pergjegjesi i sherbimit.
Siguron pajtueshmërinë me të gjitha kërkesat sanitare dhe të sigurisë.
Kryen edhe detyra të tjera sic i caktohen.
Aftësitë dhe kualifikimet:
Diploma e shkollës së mesme, arsim porofesional ne kuzhinë
Min 2 vit përvojë të mëparshme në përgatitjen e ushqimit
Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit verbal dhe me shkrim
Aftësia Superiore organizative
Duhet të jetë miqësore dhe e sjellshme në çdo kohë
Integriteti i fortë dhe etika e punës, qëndrim pozitiv
Duhet të jetë në gjendje të flase dhe kuptoj Italisht / Anglisht
E hapur per te punuar dhe ne orare te zgjatura kur kerkohet