• Punonjes i Kujdesit për të Rinj

Shoqata SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi eshte nje organizate sociale, jo-politike dhe jo fetare, qe ofron kujdes afatgjate me baze familjare per femijet, te cilet kane humbur prinderit, apo qe per arsye te ndryshme nuk mund te jetojne me prinderit e tyre.

SOS Fshatrat e Femijeve mbeshtet gjithashtu femijet dhe familjet ne nevoje permes projekteve, qe synojne zhvillimin e kapaciteteve te ketyre familjeve

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri shpall konkurimin për pozicionin vakant:

Punonjes i Kujdesit për të Rinj pranë Komunitetit Rinor
Detyrat kryesore:
  • Krijimi i një ambienti të sigurt e familjar për të rinjtë
  • Mbështetje emocionale, këshillim individual dhe në grup e të rinjve
  • Mbështetja e të rinjve dhe udhëheqja e tyre drejt pavarësisë
  • Mbështetje e të rinjve në zhvillimin e identitetit, vetë-vlerësimit dhe përgjegjësisë
  • Mbështetje të rinjve në zhvillimin e aftësive sociale të tyre
  • Mbështetje e të rinjve në mbajtjen e kontakteve me prindërit dhe të afërmit biologjikë
  • Siigurimi i kontakteve me punëdhënësit e mundshëm të të rinjve
  • Ndjekja e ecurisë arsimore të të rinjve, kontaktet me shkollat
  • Kontakte me komunitetin përreth dhe autoritetet
  • Administrimi i të ardhurave (buxheti i familjes)
* Puna është e organizuar me 3 turne

Profili Punes:

  • Diplomë Universitare në punë sociale, pedagogji ose psikologji
  • Minimalisht 3 vjet përvojë pune me adoleshentët dhe/ose fëmijët
  • Aftësi praktike jetësore
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe tolerance
  • Gatishmëri dhe aftësi për të punuar në grup
  • Njohuri mbi ndihmën e parë mjekësore
  • Dëshirë dhe gadishmëri për vetë zhvillim
Preferohen:
  • Kualifikime të mëtejshme në fushat psiko-pedagogjike
  • Tolerancë, fleksibilitet dhe durim
  • Aftësi në menaxhimin e situatave të stresit, krizave dhe zgjidhjes së konflikteve
  • Njohuri të gjuhës Angleze
  • Dëshmi aftësimi për drejtim automjeti
Ne kuader te zbatimit te Politikes se Mbrojtjes se Femijeve:
  • Ka përgjegjësinë për të mbrojtur fëmijët nga te gjitha format e abuzimit, braktisjes, manipulimit, dhunës dhe diskriminimit sipas sistemit te mekanizmit te referimit shteteror;
  • Ka përgjegjësinë të raportojë menjeherë cdo dyshim, shqetësim, akuzë apo incident në lidhje me sigurinë e fëmijëve sipas sistemit te mekanizmit te referimit shteteror;
  • Ka pergjegjësinë të veprojë pa vonesë; vonesa në veprim mund të cojë fëmijën në rreziqe të metejshme;
  • Përfshin njerëzit e duhur në kohën e duhur; raportimi duhet të bëhet në strukturat përkatëse të përcaktuara me ligj për mbrojtjen e fëmijës dhe/ose grupin e mbrojtjes së fëmijëve në nivel kombëtar.
  • Siguron konfidencialitetin dhe ndarjen e informacionit sipas nevojave dhe specifikave të rastit.
  • Ka per detyre te veproje ne perputhje me Rregulloren per parandalimin dhe mbrojtjen ndaj ngacmimeve, shfrytezimit dhe abuzimeve seksuale.
  • Duhet te promovoje dhe mbeshtese krijimin e nje kulture te te respektuarit, dinjitetit, besimit dhe pergjegjshmerise, e cila pengon zhvillimin e cdo lloj shkeljeje dhe abuzimi;
Paraqitja e dokumentave:

Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin dokumentat e mëposhtëme brenda datës 14.04.2024, në adresën hr@soskd.org.al
  • Letër interesi;
  • Referencë
Vetëm aplikantët e përzgjedhur, do të kontaktohen për intervistë.
 


Apply
Back
Top