Punonjes alumini ne Emiratet e Bashkuara, Dubai, Doha, Katar
- Emiratet UAE
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Punetor/e | Ndihmesa
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
ADMC International është një kompani ndërtimi e shtrirë në vendet më të zhvilluara të botës si Dubai, Doha Katar. Themeluar që prej vitit 2000 ajo është kthyer në firmën ndërkombëtare më dinamike ndër kompanitë e ndërtimit për strukturat e hekurit për kallëpe dhe betonim duke përfunduar projekte të mëdha si Stadiumi i Lojërave Olimpike në Greqi, metro në Qatar (Qatar Rail), aeroport në Qatar si edhe shumë projekte të tjera.
ADMC International shpall vende të lira pune në fushën e ndërtimit:
- Emiratet e Bashkuara, Dubai
- Doha, Katar
Kriteret qe duhet te plotesoje kandidati:
- Të mos ketë masë ndëshkuese nga shteti shqiptar.
- Të ketë experiencë pune të paktën 1 vit.
- Të ketë pashaportë të vlefshme për 2 vjet nga data e fillimit të punës.
- Të ketë njohuri minimale të gjuhës angleze.
Detyrat dhe Pёrgjegjёsit
- Studion vizatimet dhe planifikon punën dhe pajisjet që i duhen
- Përzgjedh,shënon dhe pret aluminin në madhësitë e kërkuara.
- Vidhos ose bashkon copa të aluminit së bashku.
- Riparon dhe i mirëmban produkte të aluminit
- Përpunon aluminin duke përdorur makineritë përkatëse.
- Përfundon produktet në kohë
Kompania siguron kushte shumë të mira: ushqim dhe fjetje të paguara nga kompania, biletë avioni vajtje ardhje me 30 ditë pushimi të paguara për kontrate 1 vjeçare pune, transport nga shtëpia në punë dhe anasjelltas si edhe shendetesia e paguar nga kompania.
Dokumentacioni i nevojshem:
- CV + 2 photo pashaporte
- Pashaporta
- (dokumentacioni I metejshem do te plotesohet prane zyrave tona)
Jeni të interesuar për te punuar ne nje kompani internacionale? Atëherë ne ju mirëpresim ti bashkoheni stafit tone!
Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: o.raufi@admc-usa.com ose te paraqiten prane zyrave tona ne Rrugen “Abdyl Frasheri” prane KMY dhe Vesa Center pallati jeshil kati i 1.
Apply WhatsApp