• Punonjës Shërbimi TEG

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Punetor/e | Ndihmesa
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience

Përshkrimi​

Tirana East Gate (TEG) është qendra tregtare më e madhe në Shqipëri, hapja madhështore e së cilës daton në vitin 2011. Tani me 160 dyqane dhe 2000 vende parkimi, TEG është një destinacion tërheqës për klientët nga Tirana, Elbasani dhe Kosova e me gjerë. TEG pjesë e BALFIN Group, Grupit më të madh dhe inovator të investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon.
Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
Pozicioni: Punonjës Shërbimi TEG
Departmenti: Operativ TEG
Vendndodhja: TEG, ACREM


Detyrat​

  • Mbikqyr zonën e traut në hyrje dhe dalje të tij.
  • Siguron mbarëvajtje të trafikut në zonën e traut dhe zona të tjera sipas koordinimit nga përgjegjesi i parkimit.
  • Ndihmon klientët të cilët shfaqin vështirësi në daljen nga parkimi, si dhe informon klientët për incentivat e parkimit.
  • Orienton klientët mbi ashensorët dhe daljet e emergjencës.
  • Në raste emergjence ndërhyn sipas instruksioneve të komunikuara nga përgjegjësi i parkimit dhe departamentit te sigurise.
  • Konstaton dhe raporton mbi higjenën në koordinim me stafin e pastrimit.
  • Përshëndet klientët pas kryerjes së transaksionit.
  • Informon klientet mbi menyren se si funksionon parkimi, cmimet dhe ofertat qe mund te aplikohen sipas rastit.
  • Raportimi i çdo problematike tek eprori direkt.

Kualifikimet​

  • Eksperiencë pune e mëparshme në sektorin e shërbimeve dhe/ose shërbimit të klientit
  • Arsimi bazë është i detyruar.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
  • Aftësi të lartë vetëkontrolli, maturie dhe të punës nën presion.
  • Njohja e gjuhës angleze dhe gjuhëve të tjera përben avantazh.

Shënime​

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com.
Kushtet e Punës
: BALFIN Group ofron një paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë një shpërblim të drejtë në vlerësimin e meritës dhe performances.
Mënyra e aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni elektonikisht CV-n tuaj në adresën email: hr@acrem.al brenda dates 23.07.2024, duke specifikuar ne subject: “Aplikim për Kontrollor i sherbimit te parkimit”
Për dorëzim të CV-ve mund të paraqiteni në TEG pranë pikës së informacionit, kati 0.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top