• PSIKOLOG NË PROJEKTIN E FUQIZIMIT TË FAMILJES - Shkodër

Shkoder
Tipi
Fusha | Profili i punes
  1. Sociologji | Psikologji
Gjuha
hoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur prindërit, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri shpall njoftimin për pozicionin:


PSIKOLOG NË PROJEKTIN E FUQIZIMIT TË FAMILJES - Shkodër
(me kohe te pjeseshme)

Psikologu/e në SOS Fshatin e Fëmijëve siguron shërbime psikologjike për të rriturit, që mbeshteten nga Projekti i Fuqizimit të Familjes Shkodër.
Pozicioni eshte me kohe te pjeseshme 32 ore ne muaj.

Detyrat Kryesore:

  1. Realizon vlerësimet fillestare të gjendjes së prindërve/ kujdestarëve që pranohen të rinj apo janë rast potencial për tu pranuar në Programin SOS Shkodër
  2. Realizon vlerësime psikologjike për përcaktimin e gjendjes funksionale të prindërve, në nivel fizik, social, kognitiv dhe emocional.
  3. Merr pjesë aktive në planin e zhvillimit të familjes për prindërit/kujdestarët që ndiqen nga pikëpamja psikologjike dhe jep sugjerime per trajtimin e tyre ne aspektin psikologjik brenda Planit te Zhvillimit te Familjes.
  4. Ofron mbështetje psiko-emocionale dhe këshillime individuale apo në grup për prindërit/kujdestarët
  5. Kryen rivleresime te ecurise se rasteve dhe raporton te punonjesi social qe mbeshtet familjen per rezultatet e gjetura.
  6. Gjatë periudhës së mbeshtetjes së prindërve/ kujdestarëve realizon përgatitjen e /familjes për mbylljen e mbështetjes atëherë kur qëllimet përmbushen, në mënyrë që të nxitet autonomia e familjes dhe të shmanget varësia nga shërbimet;
  7. Ofron seminare informative për punonjësit e projektit të Fuqizimit të Familjes dhe stafin mbeshtetes te projektit te edukimit , sipas nevojave dhe fushës së interesit per ceshtje qe lidhen me aspektin dhe problematika te caktuara psikologjike.

Profili për pozicionin e Psikologut

  • Diplomë universitare në Psikologji
  • Të paktën 5 vjet eksperiencë ne punen e psikologut.
  • Te jete i regjistruar prane Urdhrit te Psikologut.
  • Trajnime ne fushen e psikologjise
  • Aftësi shumë të mira komunikuese.
  • Aftesi per ruajtjen e konfidencialitetit.
  • Leje drejtimi automjeti

Paraqitja e dokumentave

Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 31.01.2023 në adresën hr@soskd.org.al një Curriculum Vitae.
 


Apply
Back
Top