• Protec Shoes SHPK Durres, eshte duke kerkuar As. Supervizor Magazine

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Magazinier/e
Gjuha
  1. italisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Asistent Superviziori i magazines ka si qellim te shkarkoj dhe te pranoj mallin i cili vjen nga importi prane kompanise, nepermjet kamioneve ose te konteniereve. Me pranimin e mallit do te kuptojme inventarimin e mallit ne hyrje ne baze te listes se artikujve qe jane shenuar ne fature. Kontrollin dhe pranimin e lendes se pare dhe materialeve ndihmese.Kontrollit te pedaneve te kepuceve dhe faqe te kepuceve, rakordimi i tyre fizik me sistemin si dhe inventari periodik i tyre. Kontrollin dhe hedhjen ne sistem te prodhimit ditor. Pergatitjen e eksportit duke u siguruar qe malli eshte ne rregull sipas fatures se shitjes.

Detyrat dhe pergjegjesit :

1.Supervizon dhe organizon të gjithë procesin e marrjes se mallrave të ardhura, shkarkimin, kontrollin dhe pranimin e tij, duke siguruar produktivitet dhe saktesi
2.Pergatit mallin i cili duhet eksportohet duke u siguruar qe eshte sipas listes se dergeses.
3.Ngarkon dhe kujdeset qe malli te ngarkohet sipas parametrave optimale.
4.Kontrollon te gjithe mallin qe del nga magazina drejt nenkontraktoreve.
5.Kryen procesin e inventarizimit periodik.
6.Kontrollon dhe hedh ne sistem prodhimin ditor.
7.Kujdeset ne kontrollin dhe rakordimin e stokut fizik me ate ne sistem.
8. Organizon dhe rregullon te gjithë dokumentacionin e duhur të hyrjeve dhe te daljeve në baze te procedurave perkatese, kryhen levizjet ne sistem, siguron dokumentacionin perkates dhe i sistemon ato në dosje.

Kualifikimet dhe Aftesite e Kërkuara

1.Te kete punuar te pakten 2 vjet ne pozicionin e asisten supervizorit te magazines
2.Te kete mbaruar shkollen e mesme
3.Te kete njohuri te gjuhes italiane
4.Te kete njohuri te mira te paketes Office
5.Te jete i afte te punoj nen presion

Vendodhja : Durres , Rr. Vath Turja, L.Miredita

Orari punes : Hene – Premte 07.00 - 15.20

Shtune 07.00 – 13.00

Pagesa: 80.000 Lek – 87.000 Lek / Bruto

Tel:+ 355698067433

Email: info@protecshoes.com
 


Apply WhatsApp
Back
Top