PronatyraMD po zgjerohet dhe kerkon Store Manager
- Vlore
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Agjent shitje | Menaxhim shitje
- Finance-Specialist | Banke / Sigurime
- Menaxhim Biznesi
- Gjuha
-
- italisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
PronatyraMD, po kërkon Store Manager :
POZICIONI: Menaxher Marketi
DEPARTAMENTI: Menaxhimi i Supermarketeve
RAPORTON TE: Drejtori i Rrjetit
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:
PROFILI I KANDIDATIT:
NE OFROJMË:
MËNYRA E APLIKIMIT: email: burime.njerezore@pronatyra.al
POZICIONI: Menaxher Marketi
DEPARTAMENTI: Menaxhimi i Supermarketeve
RAPORTON TE: Drejtori i Rrjetit
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:
- Përgjegjës për administrimin ditor të marketit dhe operimin në përputhje me standartet, rregulloret dhe procedurat e Shoqërisë
- Përgjegjës për koordinimin dhe menaxhimin e shërbimit që i ofrohet klientëve nga stafi i marketit
- Krijon, zhvillon, dhe mirëmban marrdhënie të shkëlqyera me klientët
- Përgjegjës për rritjen e shitjeve ditore, realizimin e objektivave të shitjes mujore të marketit, dhe implementimin e fushatave të shitjes të shoqërisë me qëllim maksimizimin e shitjeve
- Kontrollon dhe siguron mbajtjen e Marzhit të Marketit, në përputhje me objektivat e Shoqërisë
- Përgjegjës për të siguruar që asortimenti në të gjitha repartet e marketit është gjithnjë i plotësuar dhe në cilësinë e duhur.
- Menaxhon marrëdhëniet me furnitorët dhe garanton që furnizimet merren në kohë dhe në sasinë dhe cilësinë e duhur Përgjegjës për mbajtjen nën kontroll të skadencave dhe dëmeve të asortimentit.
- Përgjegjës për ndjekjen e Procedures ne rast Kontestimi dhe Reklamimi
- Përgjegjës për kryerjen rregullisht të inventarit të marketit. Siguron optimizim të gjëndjes të stokut në market dhe magazinë
- Përgjegjës për menaxhimin e stafit të marketit, planifikimin dhe organizimin e punës, si dhe performancën dhe sjelljen e stafit në punë
- Përgjegjës të garantojë që marketi operon në përputhje me të gjitha kërkesat ligjore të sigurisë në punë dhe ato higjeno-sanitare
PROFILI I KANDIDATIT:
- Diplomë universiteti (preferohet nga Fakulteti Ekonomik)
- Te paktën 3 vjet eksperiencë në shitje dhe shërbim klienti. Preferohet përvojë në dyqan/market
- Aftësi në menaxhim të marrdhënieve dhe aftësi negociuese
- Aftësi të udhëheqë, drejtojë, menaxhojë dhe motivojë
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi me gojë dhe me shkrim
- Njohuri në nivel mesatar të gjuhës Italiane dhe Angleze
- I/e aftë të punojë në mënyrë efektive si pjesë e ekipit
- I/e aftë të organizojë dhe të kordinojë punën, si dhe të përcaktojë përparësitë
- I/e përkushtuar ndaj standartit të shërbimit të klientit
- Njohuri shumë të mira të paketës Office
NE OFROJMË:
- Kushte shumë të mira pune
- Mundësi për tu zhvilluar brenda rrjetit të marketeve tona
MËNYRA E APLIKIMIT: email: burime.njerezore@pronatyra.al
Departamenti i Burimeve Njerëzore do të kontaktojë për intervistë vetëm aplikantët e kualifikuar.Apply WhatsApp