• Pronë Industriale për Shitje në Xhafzotaj, Durrës | 8,200 m² Tokë dhe 2,500 m² Kapanon

Durres
Location Rruga + Nr.
41.332665, 19.537418
Siperfaqja m²
8200 m²
Cmimi Euro
1000000
Ofrohet për shitje një pronë e madhe industriale dhe biznesi, e pozicionuar në përgjatë aksit rrugor Durrës–Shijak, në një zonë të përshtatshme për aktivitete prodhuese, magazinim, përpunim dhe zhvillim të mëtejshëm industrial.

Prona ka një sipërfaqe totale toke prej 8,200 m² dhe përfshin rreth 2,100 m² kapanone ekzistuese, si edhe një kapanon të ri me sipërfaqe 400 m². Objektet kanë lartësi rreth 3.2 metra në pjesët anësore dhe deri në 5 metra në pjesën qendrore.

Aktualisht, në pronë operon një aktivitet biznesi i pajisur me makineri dhe linjë për përpunimin e boçeve të pishës, prodhimin e stikave dhe artikujve dekorativë. Linja e prodhimit dhe makineritë mund të përfshihen në shitje.

Prona disponon gjithashtu një kabinë elektrike, në të cilën është kryer një investim prej rreth €80,000, furnizim elektrik të përshtatshëm për aktivitet industrial dhe depo uji nëntokësore me kapacitet 160 m³.

Prona mund të shitet e plotë ose e ndarë në dy pjesë:

Pjesa e pasme:
Sipërfaqe toke prej rreth 3,700 m², me kapanon ekzistues prej 1,340 m², i cili ka nevojë për rikonstruksion.

Pjesa e përparme:
Sipërfaqe toke prej rreth 4,500 m², me afërsisht 1,000 m² ndërtim dhe pozicionim të favorshëm pranë aksesit kryesor rrugor.
E gjithë prona, së bashku me linjën e prodhimit dhe makineritë, ofrohet me çmim total prej €1,000,000.

Karakteristikat Kryesore​

  • Vendndodhja: , aksi Durrës–Shijak
  • Sipërfaqe totale e tokës: 8,200 m²
  • Rreth 2,100 m² kapanone ekzistuese
  • 400 m² kapanon i ri
  • Lartësi: 3.2 m në anësore dhe 5 m në qendër
  • Linjë prodhimi për përpunimin e boçeve të pishës
  • Makineri për stika dhe produkte dekorative
  • Kabinë elektrike me investim rreth €80,000
  • Fuqi e deklaruar e linjës: 20 kW
  • Depo uji nëntokësore: 160 m³
  • Mundësi shitjeje e plotë ose e ndarë
  • Çmimi me linjën e prodhimit: €1,000,000

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni.

Cel. : 0685453333
 


WhatsApp
Location information
address
41.332665, 19.537418, Durres, Shqiperi
Back
Top