Project Research Assistant & B2B Outreach Specialist
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Asistence | Sekretari | Backoffice
- Marketing
- Marketing Social Media | ADS | SEO
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Rreth HITJOB
HITJOB është një kompani outsourcing me mbi 8 vite eksperiencë në tregun shqiptar, e angazhuar në ofrimin e zgjidhjeve profesionale për kompani të njohura ndërkombëtare, kryesisht amerikane dhe italiane. Nëpërmjet partneriteteve të konsoliduara, krijojmë mundësi punësimi për profesionistët shqiptarë që dëshirojnë të zhvillojnë karrierën e tyre në një mjedis ndërkombëtar. Duke ofruar mbështetje administrative, ligjore dhe operacionale, sigurojmë një bashkëpunim të qëndrueshëm si për partnerët tanë, ashtu edhe për punonjësit.Në kuadër të partneritetit me EZ-CRETE, një nga kompanitë lider në SHBA në projektimin dhe prodhimin e produkteve të betonit, me mbi 19 vite eksperiencë në industri, po kërkon një: "Project Research Assistant & B2B Outreach Specialist" për t'iu bashkuar një projekti ndërkombëtar.
Përgjegjësitë:
- Identifikimi dhe hulumtimi i kompanive që përputhen me kriteret e projektit.
- Analizimi i faqeve të internetit dhe profileve të kompanive për të vlerësuar aktivitetin dhe kapacitetet e tyre.
- Kontaktimi i kompanive përmes telefonit, email-it ose LinkedIn për të prezantuar mundësitë e bashkëpunimit.
- Kryerja e pyetjeve kualifikuese për të vlerësuar nëse kompania është e përshtatshme për projektin.
- Organizimi i takimeve online me kompanitë që plotësojnë kriteret.
- Regjistrimi dhe përditësimi i informacionit në sistemin CRM.
- Ndjekja e procesit të komunikimit dhe raportimi i progresit sipas procedurave të projektit.
Kërkesat:
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar (minimumi niveli C1).
- Aftësi të mira kërkimi dhe analizimi të informacionit.
- Komunikim profesional dhe aftësi për të ndërtuar marrëdhënie me kompani të ndryshme.
- Vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi të mira organizative.
- Aftësi për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht dhe për të ndjekur proceset me përpikëri.
- Njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
- Eksperienca në B2B Outreach, Appointment Setting, Lead Generation, Customer Service ose role të ngjashme përbën avantazh.
Çfarë ofrojmë:
- Mundësi për të fituar eksperiencë në një projekt ndërkombëtar.
- Trajnim dhe mbështetje gjatë gjithë projektit.
- Ambient profesional dhe bashkëpunues.
- Fleksibilitet pune (Remote / Hybrid).
- Drekë falas për ditët e punës në zyrë.
- Pushim çdo të shtunë dhe të diel.
Detajet e pozicionit:
- Vendndodhja: Tiranë
- Lloji i punësimit: Kontratë e përkohshme (minimumi 2 muaj).
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Të dhënat e kandidatëve do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi dhe përzgjedhjeje.
#HITJOB #Pune #NjoftimPune #Punesim #Finance #Accounting #JuniorAccountant #Karriere
Apply WhatsApp