• Program Manager

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
  2. Inxhinieri
  3. Menaxhim Biznesi
  4. Menaxhim strategjik | Drejtues
Eksperienca
vetem me eksperience
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.

Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

Pozicioni: Menaxher Programi
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Menaxheri i Programit është përgjegjës për drejtimin strategjik, koordinimin dhe menaxhimin e integruar të një Programi Investimi Ndërtimor, i cili përbëhet nga disa projekte të ndërlidhura. Programi mund të përfshijë komponentë që tejkalojnë kufijtë e projekteve individuale, duke kërkuar vizion të integruar, lidership ekzekutiv dhe orientim të fortë drejt rezultateve.
Qëllimi i rolit është të sigurojë realizimin e objektivave strategjike të kompanisë përmes menaxhimit të koordinuar të projekteve, optimizimit të burimeve, kontrollit të riskut dhe maksimizimit të performancës financiare dhe operacionale të Programit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Zhvillon strategji biznesi me cilësi të lartë si dhe kujdeset që këto strategji të jenë në linjë të drejtë me objektivat afatgjatë dhe afatshkurtër, të paracaktuara në Planin e Biznesit.​
  • Udhëheq dhe motivon vartësit me qëllim rritjen e angazhimit të tyre në kuadër të krijimit të një stafi menaxherial me performancë të lartë;​
  • Mbikëqyr të gjitha operacionet dhe aktivitetet e Programit Ndërtimor për të siguruar rezultatet e dëshiruara;​
  • Ndërmerr vendime strategjike për të çuar përpara Programin si dhe nxit rritjen e të ardhurave të kompanisë;​
  • Siguron zbatimin e udhëzimeve ligjore dhe politikave të brendshme për të ruajtur përputhshmërinë ligjore dhe etikën e biznesit;​
  • Analizon raportet financiare dhe operacionale të Programit, duke monitoruar shpenzimet dhe performancën financiare për të identifikuar devijime dhe për të propozuar masa korrigjuese;​
  • Ndërton marrëdhënie besimi me partnerët kryesorë dhe palët e interesuara si dhe vepron si një pikë kontakti për kompaninë;​
  • Menaxhon aktivitetet e programit me synimin e arritjes së objektivave të përcaktuara në marrëveshjet përkatëse të financimit të tyre;​
  • Përgatit dhe monitoron Master Planin e aktiviteteve të Programit, duke përfshirë planifikimet vjetore, gjashtëmujore dhe tremujore dhe duke i përditësuar ato sipas progresit të projekteve​
  • Përgatit buxhetin vjetor te konsoliduar te programit dhe planet e investimeve;​
  • Menaxhon burimet financiare dhe njerëzore të programit;​
  • Menaxhon riskun;​
  • Raporton tek Drejtori Ekzekutiv sipas periudhave dhe formatit të përcaktuar në dokumentet e Projektit;​
  • Analizon situata dhe ngjarje problematike dhe ofron zgjidhje për të siguruar fitimin dhe mbarvajtjen e Programit;​
  • Zhvillon një staf menaxhimi të aftë për të konsoliduar suksesin afatgjatë të Programit;​
  • Koordinon dhe integron kontributin e strukturave funksionale të përfshira në realizimin e Programit të Investimit;​
  • Përcakton dhe propozon objektivat në nivel projekti;​
  • Garanton marrjen e aprovimit nga CEO për gjithë rastet që përcaktohën në procedurat respektive të projekteve të programit;​
  • Monitoron krijimin e ekipit dhe performancën e tyre;​
  • Monitoron dhe garanton ekzekutimin e projekteve të miratuara sipas specifikimeve, standardeve, kostos, afatit;​
  • Rishikon raportet e aktiviteteve dhe deklarimet financiare për të përcaktuar progresin dhe statusin e arritjes së objektivave;​
  • Rishikon objektivat dhe planet në përputhje me kushtet e reja;​
  • Vlerëson performancën e PM-ve te programit për realizimin në përputhje me politikat e vendosura, objektivat e kompanisë dhe kontributin e tyre në arritjen e këtyre objektivave;​
  • Propozon nivelet e bonusit dhe përfitimeve për çdo punonjës;​
  • Jep vlerësim pranë drejtuesit të strukturavepër specialistët e alokuar në funksion të Programit;​
  • Jep vlerësim në bazë vjetore pranë CEO për performancën e strukturave funksionale të alokuara pranë Programit;​
  • Përfaqëson kompaninë/Programin në sesione, mbledhje të komiteteve drejtuese dhe në funksionet formale;​
  • Prezanton raportin e kompanisë/Programit në takimet mujore dhe vjetore pranë bordit te Real Estate;​
  • Monitoron performancën financiare dhe cash flow të Programit përmes raporteve periodike dhe siguron përputhjen me planet e investimit.​
  • Identifikon, vlerëson dhe menaxhon risqet e projektit, duke marrë masa parandaluese dhe korrigjuese për minimizimin e dëmeve, humbjeve dhe abuzimeve.​
Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Arkitekturë, Inxhinieri, Menaxhim Biznesi

Eksperience Pune:Minimum 15 vite eksperiencë të dokumentuar në menaxhim projektesh, përfshirë pozicione drejtuese;

Kualifikime të tjera:

Kompetenca teknike​
  • Eksperiencë e provuar në menaxhimin e disa projekteve njëkohësisht nga faza e konceptimit deri në dorëzim.​
  • Njohuri të thella për hartimin, monitorimin dhe ekzekutimin e kontratave dhe buxheteve të projekteve​
  • Njohje e legjislacionit për ndërtimin, lejeve të ndërtimit, standardeve teknike dhe praktikave më të mira në industri.​
Kompetenca menaxheriale​
  • Kapacitet për të identifikuar rreziqet, mundësitë dhe për të marrë vendime efektive në kohë.​
  • Aftësi për të ndjekur progresin e projekteve dhe për të përgatitur raporte për menaxhmentin e lartë.​
  • Optimizim i përdorimit të burimeve njerëzore dhe materiale në mënyrë efikase për të arritur objektivat.​
Kompetenca ndërpersonale​
  • Aftësi për të komunikuar qartë me te gjitha palët e përfshira ne projekte.​
  • Aftësi për të negociuar kontrata dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet që lindin gjatë projekteve.​
  • Përkushtim për të siguruar dorëzimin në kohë, brenda buxhetit dhe me standarde të larta cilësie.​
Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://balfindevelopment.zohorecru...00003903039/Program-Manager?source=CareerSite

Afati i aplikimit: 18/03/2026

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top