• Program Manager | Mane TCI

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim Biznesi
Gjuha
Eksperienca
Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Holandë, me afërsisht 6,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Program Manager
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Program Manager është pergjegjës per udheheqjen, zhvillimin dhe menaxhimin e çdo aspekti të nevojshëm të një Programi në një Investim Ndërtimor. Programet e ndërtimit janë një bashkim iniciativash dhe projektesh që janë të dizenjuara për të arritur një objektiv strategjik. Programi përbëhet nga një grup projektesh të lidhura me njëra-tjetrën e që menaxhohen në mënyrë të koordinuar, duke rritur kontrollin dhe përfitimin e pritshëm që nuk do të arrihej nese do te menaxhohej individualisht Programi mund të përfshijë elemente që tejkalojnë qëllimin e projekteve të veçanta, të cilat janë pjesë e programit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Zhvillon strategji biznesi me cilësi të lartë si dhe kujdeset që këto strategji të jenë në linjë të drejtë me objektivat afatgjatë dhe afatshkurtër, të paracaktuara në Planin e Biznesit.
  • Merr pjesë në përgatitjen e Planit të Biznesit në rastet kur i kërkohet;
  • Udhëheq dhe motivon vartësit me qëllim rritjen e angazhimit të tyre në kuadër të krijimit të një stafi menaxherial me performancë të lartë;
  • Mbikëqyr të gjitha operacionet dhe aktivitetet e Programit Ndërtimor për të siguruar rezultatet e dëshiruara;
  • Ndërmerr vendime strategjike për të çuar përpara Programin si dhe nxit rritjen e të ardhurave të kompanisë;
  • Siguron zbatimin e udhëzimeve ligjore dhe politikave të brendshme për të ruajtur përputhshmërinë ligjore dhe etikën e biznesit;
  • Analizon raportet financiare dhe jo-financiare për të gjeneruar zgjidhje ose përmirësime;
  • Ndërton marrëdhënie besimi me partnerët kryesorë dhe palët e interesuara si dhe vepron si një pikë kontakti për kompaninë;
  • Menaxhon aktivitetet e programit me synimin e arritjes së objektivave të përcaktuara në marrëveshjet përkatëse të financimit të tyre;
  • Përgatit master planin e aktiviteteve të programit, duke koordinuar me strukturat e tjera të shoqërisë;
  • Ndjek ecurinë e Master Planit, së bashku me këto struktura, përgjatë ciklit të projektit/programit duke bërë përditësimin dhe rishikimin e tij në përputhje me ecurinë;
  • Përgatit buxhetin vjetor të Projektit dhe planin e investimeve;
  • Përgatit planin vjetor, gjashtëmujor dhe tremujor të aktiviteteve;
  • Menaxhon burimet financiare dhe njerëzore të programit;
  • Menaxhon riskun;
  • Raporton tek Drejtori Ekzekutiv sipas periudhave dhe formatit të përcaktuar në dokumentet e Projektit;
  • Inicion, ndjek dhe finalizon procedurat e prokurimit për të gjitha kontratat që do të lidhen brenda Programit;
  • Menaxhon të gjitha kontratat e lidhura në kuadër të projektit/programit, si kontratat e punimeve civile, të shërbimeve të projektimit dhe supervizionit, të asistencës teknike, dhe shërbime të tjera të përfshira në çdo projekt/program;
  • Analizon situata dhe ngjarje problematike dhe ofron zgjidhje për të siguruar fitimin dhe mbarvajtjen e Programit;
  • Zhvillon një staf menaxhimi të aftë për të konsoliduar suksesin afatgjatë të Programit;
  • Orienton kërkesat dhe grumbullon produktin e realizuar nga personat e strukturave funksionale, të cilat i vendosen në dispozicion për realizimin e Programit të tij të Investimit;
  • Përcakton dhe propozon objektivat në nivel projekti;
  • Garanton marrjen e aprovimit nga Drejtori Ekzekutiv për gjithë rastet që përcaktohën në procedurat respektive të projekteve të programit;
  • Monitoron krijimin e ekipit dhe performancën e tyre;
  • Monitoron dhe garanton ekzekutimin e projekteve të miratuara sipas specifikimeve, standardeve, kostos, afatit;
  • Rishikon raportet e aktiviteteve dhe deklarimet financiare për të përcaktuar progresin dhe statusin e arritjes së objektivave;
  • Rishikon objektivat dhe planet në përputhje me kushtet e reja;
  • Vlerëson performancën e ekzekutivëve për realizimin në përputhje me politikat e vendosura, objektivat e kompanisë dhe kontributin e tyre në arritjen e këtyre objektivave;
  • Propozon nivelet e bonusit dhe përfitimeve për çdo punonjës;
  • Jep vlerësim pranë drejtuesit të strukturavepër specialistët e alokuar në funksion të Programit;
  • Jep vlerësim në bazë vjetore pranë Drejtori Ekzekutiv për performancën e strukturave funksionale të alokuara pranë Programit;
  • Kontrollon dhe analizon shpenzimet me bazë mujore;
  • Përfaqëson kompaninë/Programin në sesione, mbledhje të komiteteve drejtuese dhe në funksionet formale;
  • Prezanton raportin e kompanisë/Programit në takimet mujore dhe vjetore;
  • Azhornon mbi bazë ditore mbi cash flow, arkëtime, pagesa;
  • Perpilon analiza me bazë javore, mujore, vjetore i raporteve financiare;
  • Garanton dhe merr përgjegjësinë, gjen zgjidhjen ndaj dëmeve, humbjeve, vjedhjeve, abuzimeve.
Edukimi: Diplomë Universitare, Kualifikime pas Universitare.

Kualifikime të tjera:

  • Të zotërojë 8-10 vite eksperiencë në industri të njëjtë të dokumentuar në pozicione Drejtuese;
  • Te kete eksperiencë dhe kualifikime në fushën e pasurive të paluajtshme përbën avantazh;
  • Zotëron njohuri të thellë të tregut dhe industrisë respektive;
  • Njohuri shumë të mira në Menaxhim Performance, Koordinim, Trajnim, Menaxhim personeli;
  • Aftësi analitike dhe aftësi në zgjidhjen e problemeve;
  • Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese;
  • Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike;
  • Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit evropian do të përbente avantazh).
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit brenda datës 21 Shtator 2022 në linkun: https://manetci.zohorecruit.eu/jobs/Careers/21072000000922009/Program-Manager?source=CareerSite

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top