• Product / Graphic Designer & Specialiste Ekzekutive per shitjet

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Dizajn / Webdizajn / Grafik
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
UniversReklama-cover.jpg


Kompania "Univers Reklama" - Indoor & Outdoor Advertising,
me me shume se 20 vite eksperience ne tregun e printimit dhe prodhimit publicitar,
ka hapur 2 pozicione pune per:
  • Product/Graphic Designer
  • Specialist/e Ekzekutiv/e per shitjet
Titulli i punes: Product/Graphic Designer

Per hapesira te brendshme dhe te jashtme, ne kuader te zhvillimit te saj
dhe rritjes se games se portofolit te produkteve dhe sherbimeve
si dhe klienteve te saj, eshte ne kerkim te kandidateve te afte per te ideuar,
dizenjuar dhe pershtatur kerkesat dhe idete mbi produktet qe kompania prodhon.
Kandiatet duhet te kene eksperience te mirefillte ne dizenjim jo vetem per produkte promocionale
por te prodhimit te produkteve publicitare dhe te kene prirjet e duhura per kete pozicion.

Përgjegjësitë / Përshkrimi i Vendit të Punës:
  • Ideon imazhet ose i përshtat në bazë të kërkesave të klientit;
  • Rishikon dhe korrekton fontet dhe përpunimin grafik dhe gjuhësor;
  • Mban pergjegjesi per përmasat e sakta, ngjyrat, design-in e punimeve qe kalojne per prodhim/printim dixhital;
  • Përpunon fotomontazhin e imazheve, në përshtatje me kërkesën e klientit, sipas formatit te brendshem
    dhe paraqet te gjitha detajet e kerkuara ne të, si permasa, volume, etj;
  • Rakordon me Specialistet e Shitjes mbi: detajet e punimeve grafike; konfirmimin se kur duhet ta kaloje materialin per printim apo prodhim;
    Afatin dhe specifikat e Fotomontazhit te punimeve per t’ua ofruar me tej klienteve;
  • Ruan dhe arkivon ne bazën e tij te te dhenave informacionet grafike qe kane te bejne me standartin e ngjyrave te punimit/porosise,
    punimet e kaluara per prodhim/printim, si dhe cdo hollesi teknike ne lidhje me to;
  • Kujdeset që çdo projekt të përfundojë dhe të dorëzohet me cilësi brenda afateve të përcaktuara nga klienti.
  • Raporton ne menyre ditore dhe mujore ecurine e punes se tij, sipas formatit te percaktuar;
  • Te kontrolloje cdo detaj mbi imazhet grafike;
  • Te kryeje dhe dorezoje ne kohe fotomontazhet e kerkuara;
  • Te rakordoje cdo fund dite, perpara largimit nga puna, me Pergjegjesine perkates.
  • Si dhe detyra te tjera brenda profilit te punes
Kualifikimet / Kërkesat
  • Diplomë universitare në Degën Design/Arkitekturë/Arte;
  • Me përvojë pune në këtë profil, minimalisht 2-vjecare, si Designer, Graphic Designer;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Adobe; Adobe Illustrator, Photoshop, In-Design; Corel Draw ; 3D Max;
  • Njohuri të mira të paketës MS Office;
  • Të ketë njohuri të mira në përdorimin e Mac;
  • Te tregoje gatishmeri ne realizimin e detyrave;
  • Te kete aftesi shume te mira krijuese, dhe i orientuar drejt detajeve;
Shënime per pozicion Product/Graphic Designer

Kandidatet me pervoje dhe qe vleresojne se mund te jene pjese ekipit te kompanise tone, ne nje ambjent dinamik pune,
te dergoje dokumentat e meposhtme ne adresen: hr@universreklama.com me subjekt "EMER, MBIEMER - DIZENJUES":
  • CV
  • Portofol i punimeve me te zgjedhura
====================================================

Pozicioni i Punës: Specialist/e Ekzekutiv/e per shitjet

Sektori: Administratë/Departamenti i Shitjes

Qëllimi i Pozicionit:
  • Menaxhon një portofol klientësh (ekzistues edhe të rinj), duke i shërbyer kërkesave dhe nevojave të secilit klient me përpikmëri,
    ne përmbushje te kërkesave te tij mbi produktin, shërbimin apo projektin që kërkohet;
  • I ofron klientit informacion apo oferta sipas kërkesave;
  • Respekton afatet, cilësinë, praktikat e punës të cilat i referohen këtij pozicioni;
  • Ndjek hap pas hapi proceset e brendshme të porosisë dhe dokumentacionit të nevojshëm,
    si dhe mban klientin te informuar për punimet në proces deri në finalizimin e tyre.
Kualifikimi Profesional: Studime Universitare në fushën "Marketing", "Ekonomi", "Komunikim", por edhe në fusha ekuivalente.

Eksperiencë Profesionale: 2 - 3 vjet përvojë në një pozicion pune të ngjashëm, me prioritet shitjet/kujdesi ndaj klientit.

Aftësi me cilësi:
  • Të njohë programet bazë të kompjuterit për programet bazë (Microsoft Office);
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze është e domosdoshme;
  • Të ketë iniciativë dhe aftësi të mira organizative;
  • Të jetë krijuese dhe e prirur për të punuar në grup;
  • Të ketë aftësi për zgjidhjen e problematikave.
  • Të disponojë lejedrejtimi tip B (opsionale)
Kandidatët të cilët vlerësojnë se i përmbushin kriteret e mësipërme të kualifimit, eksperiences dhe aftesive te dergojne CV-n e tyre në adresën: hr@universreklama.com
duke percaktuar pozicionin per te cilin aplikojne.

Mirepresim aplikimet tuaja!
Univers Reklama
Departamenti i Burimeve Njerezore
Autostrada Tirane- Durres; Mbikalimi i Ri i Rinasit, Qafe Kashar, Tirane
www.universreklama.com
hr@universreklama.com
 


Apply
Back
Top