• Prishtine, Shield Recruitment & HR kërkon Kamariere (5 vende pune) për një nga kompanitë më të konsoliduara në fushën e Hotelerisë

Prishtine
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Banakier | Kamarier
Eksperienca
vetem me eksperience

Shield Recruitment & HR kërkon të punësojë Kamariere (5 vende pune) për klientin e saj,

një nga kompanitë më të konsoliduara në vend në fushën e Hotelerisë.


📍 Vendi i punës: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjëse për menaxhimin e punës në Restaurant, Lounge & Shisha Bar, Wellness, Room Service, sallën e pritjes/eventeve, si dhe çdo hapësirë tjetër që shërbehet brenda hotelit.
  • Organizon punët e përditshme për rregullimin e tavolinave dhe mbulesave.
  • Ofron shërbime profesionale të pijeve dhe ushqimit për mysafirët.
  • Kontrollon porositë e klientëve dhe faturat e mysafirëve.
  • Pranon, ruan dhe kontrollon mallin e pranuar, me kujdes të veçantë për pijet dhe artikujt ushqimorë në banak, duke respektuar afatet e skadimit; ndihmon në procesin e inventarizimit mujor.
  • Përgatit pijet në të gjitha hapësirat e hotelit sipas nevojës.
  • Ka njohuri të plota për menunë, pijet dhe ofertat ditore.
  • Bashkëpunon ngushtë me zyrtarët përgjegjës për çështjet e punës.
  • Tregon kreativitet në ofrimin e ideve të reja për ushqim, pije, dekorim dhe shitje.
  • Trajton me korrektësi dhe shpejtësi ankesat e mysafirëve.
  • Kujdeset për sjellje profesionale dhe shërbim të sjellshëm ndaj klientëve.
  • Zbaton rregullat e procesit të porosive dhe formalitetet financiare.
  • Respekton politikat e hotelit.
  • Mirëmban pajisjet dhe respekton standardet ndërkombëtare higjieno-sanitare.
  • Mbron të dhënat personale në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (L-06/082).
  • Kryen edhe detyra të tjera profesionale sipas udhëzimeve të mbikëqyrësit.

Kualifikimet:

  • Përgatitje profesionale (minimum shkolla e mesme) në fushën e gastronomisë; preferohet diplomë në hoteleri.
  • Minimum 3 vite përvojë pune si kamarier/e në hotele me 4 ose 5 yje.
  • Integritet dhe etikë të lartë profesionale.
  • Aftësi të mira menaxhimi dhe organizimi.
  • Njohuri të mira kompjuterike.
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe fleksibilitet në orar.
  • Shkathtësi të mira komunikimi dhe njohuri të gjuhës angleze.

Aplikimi:


Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes web-faqes së Shield Recruitment & HR:
🌐 https://shieldrecruitment.org/
📅 Afati i aplikimit: deri më 31 Mars 2026, ora 16:00.

Vetëm kandidatët që kualifikohen do të kontaktohen.
CV-ja juaj trajtohet me konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top