Prishtine, Shield Recruitment & HR kërkon Kamariere (5 vende pune) për një nga kompanitë më të konsoliduara në fushën e Hotelerisë
- Prishtine
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Banakier | Kamarier
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Shield Recruitment & HR kërkon të punësojë Kamariere (5 vende pune) për klientin e saj,
një nga kompanitë më të konsoliduara në vend në fushën e Hotelerisë.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjëse për menaxhimin e punës në Restaurant, Lounge & Shisha Bar, Wellness, Room Service, sallën e pritjes/eventeve, si dhe çdo hapësirë tjetër që shërbehet brenda hotelit.
- Organizon punët e përditshme për rregullimin e tavolinave dhe mbulesave.
- Ofron shërbime profesionale të pijeve dhe ushqimit për mysafirët.
- Kontrollon porositë e klientëve dhe faturat e mysafirëve.
- Pranon, ruan dhe kontrollon mallin e pranuar, me kujdes të veçantë për pijet dhe artikujt ushqimorë në banak, duke respektuar afatet e skadimit; ndihmon në procesin e inventarizimit mujor.
- Përgatit pijet në të gjitha hapësirat e hotelit sipas nevojës.
- Ka njohuri të plota për menunë, pijet dhe ofertat ditore.
- Bashkëpunon ngushtë me zyrtarët përgjegjës për çështjet e punës.
- Tregon kreativitet në ofrimin e ideve të reja për ushqim, pije, dekorim dhe shitje.
- Trajton me korrektësi dhe shpejtësi ankesat e mysafirëve.
- Kujdeset për sjellje profesionale dhe shërbim të sjellshëm ndaj klientëve.
- Zbaton rregullat e procesit të porosive dhe formalitetet financiare.
- Respekton politikat e hotelit.
- Mirëmban pajisjet dhe respekton standardet ndërkombëtare higjieno-sanitare.
- Mbron të dhënat personale në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (L-06/082).
- Kryen edhe detyra të tjera profesionale sipas udhëzimeve të mbikëqyrësit.
Kualifikimet:
- Përgatitje profesionale (minimum shkolla e mesme) në fushën e gastronomisë; preferohet diplomë në hoteleri.
- Minimum 3 vite përvojë pune si kamarier/e në hotele me 4 ose 5 yje.
- Integritet dhe etikë të lartë profesionale.
- Aftësi të mira menaxhimi dhe organizimi.
- Njohuri të mira kompjuterike.
- Aftësi për të punuar nën presion dhe fleksibilitet në orar.
- Shkathtësi të mira komunikimi dhe njohuri të gjuhës angleze.
Aplikimi:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes web-faqes së Shield Recruitment & HR:
Vetëm kandidatët që kualifikohen do të kontaktohen.
CV-ja juaj trajtohet me konfidencialitet të plotë.
Apply