• Prishtine, ofroj vend pune Ndihmes i Shitjes/menaxhim i tendereve

Prishtine
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Shitese | Kasiere
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
Titulli i postit: Ndihmes i Shitjes/menaxhim i tendereve
Departamenti: Shitje dhe Marketing (S&M)
Raporton: Menaxhert te Departamentit S&M

Qëllimi i postit

  • Te menaxhoj komunikimin me klient me saktesi dhe ne kohe.
  • Të ketë prezentim profesional me klient
  • Të jetë i motivuar për pune dhe me vetiniciativë
  • Menaxhimi i te gjitha aspekteve administrative ne kuader te Dept. Shitjes
  • Pergjegjes per menaxhim te plote te procesit te pregaditjes dhe dorezimit te tenderit, ne pajtim me kerkesa e specifikuara dhe ne kohe
  • Menaxhon resurset per perpilim dhe sigurim te gjitha dokumentacioneve te nevojshem per tender
  • Kujdeset per publikim te tenderave te shpallur ne intranet dhe percjelle orarin e tyre
  • Bashkepunon ngushte me departmentet tjera ne kuader te CACTTUS-it ne perpilimi te ofertave per dorezim sipas kerkesave te klienteve.

Kualifikimi dhe Pervoja

  • Shkollim universitar ose i ngjashëm në këto lëmi: shkenca kompjuterike, elektronikë, biznes, e deshirueshme Master e Administrimit te Biznesit (MBA)
  • Përvojë 3-vjeçare në punë të shitjes të ndërlidhura me teknologji të informacionit
  • Njohje e theksuar e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit si dhe e produkteve të saj
  • Aftësi të theksuara të komunikimit, prezentimit dhe negocimit
  • Gatishmëri për punë në ekip, nën presion dhe të vlerësuar në bazë të rezultateve
  • Gatishmëri për mësim të vazhdueshëm, trajnime dhe çertifikime të rregullta profesionale
  • Përvojë në ngasje të veturës, posedim i dokumentit valid të udhëtimit, gatishmëri për udhëtime në vend dhe rajon
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze

Të gjithë kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet te pershkruar mëposhë:

· Aplikacionin per Punesim te cilin mund ta gjeni ne web faqen e Cacttus
· CV e detajuar;
· Letër përcjellëse e cila shpjegon interesin tuaj për këtë pozitë;
· Kopje të Diplomave dhe Çertifikatave te kurseve të përfunduara që pasqyrojnë kualifikimet përkatëse;
· Referenca nga punëdhënësit e mëparshëm;

Aplikacionin per Punesim te plotësuar se bashku me dokumentet percjellese duhet të dorëzohen përmes e-mail adresës: jobs@cacttus.com deri më daten 12 Maj 2008
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të thirren në intervistë


Tel. : 038246888

Cel. : 044505355
 


Apply
Back
Top