• Praktikant Ligjor

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 Piramida | ETC | RTSH | Stadiumi Arena
Tipi
  1. me orar te plote
  2. Internship | vend praktike
Fusha | Profili i punes
  1. Juridik | Drejtesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Ofrohet mundesi: PRAKTIKANT LIGJOR
Jbc & Associates, a ofron këshillim të gjerë ligjor dhe fiskal për klientelë vendase dhe ndërkombëtare në fusha të ndryshme të së drejtës, kërkon një Praktikant Ligjor të motivuar. Programi ynë dinamik i praktikës zhvillohet gjatë gjithë vitit, duke u ofruar studentëve një eksperiencë të vlefshme praktike në një mjedis profesional ligjor. Synojmë t’i ekspozojmë praktikantët tanë në fusha të ndryshme të së drejtës kryesisht Civile dhe Tregtare, duke i ndihmuar të zhvillojnë një kuptim të plotë të praktikës ligjore.

Kërkesat për Praktikantin Ligjor:
Të jetë diplomuar së fundmi ose të jetë në proces për marrjen e diplomës Bachelor ose Master në Drejtësi;
Preferohet një mesatare mbi 8+;
Aftësi të mira komunikuese;
Nivel i lartë efikasiteti, saktësie dhe përgjegjshmërie;
Dëshirë dhe entuziazëm për të përballuar sfida të reja dhe për të mësuar në mënyrë aktive;
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, ndërsa gjuha italiane konsiderohet avantazh.
📩 Na tregoni më shumë për veten tuaj, formimin akademik, interesat tuaja dhe dërgoni një CV, së bashku me periudhën gjatë së cilës mund të kryeni praktikën tek ne, në adresën info@jbc.al
📅 Afati për aplikim: 21 shkurt 2025.
🔹 Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

📍 Adresa: Rr. Dervish Hima (pranë stadiumit “Air Albania”) | Tiranë, Shqipëri
 


Apply
Back
Top