• Pozicioni: Specialist Shitjesh në Tiranë

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Njoftim për vend të lirë pune

Pozicioni: Specialist Shitjesh në Tiranë
Sigma Interalbanian VIG Sh.a operon në tregun e sigurimeve ne Shqipëri dhe Kosovë prej më shumë se 20 viteve
dhe është pjesë e grupit më të madh të sigurimeve në Austri dhe në Evropën Qendrore dhe Lindore, Vienna Insurance Group.
Besimi, integriteti dhe respekti për klientët dhe punonjësit tanë, janë vlerat që na karakterizojnë.
Sigma Interalbanian VIG, fton të gjithë personat që kanë aftësi të mira komunikuese dhe dëshirë për të punuar në grup,
të cilët janë të prirur të punojnë në bazë të rezultateve dhe janë të përkushtuar e korrekt, të aplikojnë në pozicionin si vijon:
  • Specialist Shitjesh
DETYRAT:
  • Bashkëpunon me eprorin për të vendosur dhe zbatuar objektiva shitjeje për kompanine.
  • Komunikon me klientët dhe u shërben atyre për llogari të kompanisë.
  • Ofron asistencë për klientin në lidhje me produktet që ofron kompania.
  • Zhvillon plane ditore dhe mujore për kontaktim biznesesh dhe i diskuton ato me eprorin.
  • Ndjek dhe zbaton udhëzimet e kompanisë në lidhje me shitjen dhe administrimin.
  • Krijon dhe mban lidhje me klientë të rinj dhe ekzistues.
  • Informon klientët në lidhje me produktet, ofertat dhe shërbimet e kompanisë.
  • Propozon oferta për produktet standarte të kompanisë tek klientët;
  • Zbaton procedurat e marrjes në sigurim dhe administrimit të policave;
  • Kultivon marrdhënie afatgjata me klientët dhe partnerët.
  • Mbron vlerat e kompanisë.
  • Finalizon proçesin e shitjeve të produkteve sipas kërkesave të Klientëve.
  • Zbaton detyra të tjera që i caktohen;
KRITERET:
  • Preferohen kandidatë me përvojë profesionale në shitje në sektorin financiar;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe negociuese
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze;
  • Persona që punojnë në grup dhe me iniciativë
  • Njohuri të mira të programevë të paketës Office;
  • Diplomë e shkollës së lartë.
Përfitimet:
Pagë mujore + bonuse mbi performancën
Ju lutem dergoni CV tuaj dhe një letër interesi (motivimi) për këtë pozicione pune në adresën e emailit hr@sivig.al
duke specifikuar ne subjektin e email-it “Aplikim për Specialist Shitje”.
 


Apply
Back
Top