• Pozicioni: DREJTOR I DEPARTAMENTIT TË SHITJES ME PAKICË

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Administrate | Nenpunes
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
PËRSHKRIMI I POZICIONIT TË PUNËS



DREJTOR I DEPARTAMENTIT TË SHITJES ME PAKICË



QËLLIMI I POZICIONIT:


Përgjegjës për drejtimin strategjik, zhvillimin dhe menaxhimin e aktivitetit të shitjes me pakicë, me fokus rritjen e biznesit, përmirësimin e përvojës së klientit, rritjen e përfitueshmërisë dhe zgjerimin e pjesës së tregut, në përputhje me strategjinë e përgjithshme të Bankës. Përgjegjës për zhvillimin përmirësimin dhe promovimin e produkteve te shitjes me pakicë të bankës, në përputhje me zhvillimet e tregut dhe përvojën e klientit.




DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:


Kryen detyrat në përputhje me politikat dhe procedurat e B.B.SH, si dhe me kornizën ligjore të Shqipërisë në fuqi.

  • Zhvillon dhe përmirëson produktet për individ të bankës, në përputhje me zhvillimet e tregut dhe përvojën e klientit.
  • Merr pjesë në hartimin e strategjisë së biznesit per individe, planit të veprimit dhe buxhetit, në përputhje me strategjinë e përgjithshme të Bankës.
  • Siguron arritjen e objektivave të Departamentit brenda buxhetit të miratuar, si dhe monitoron dhe vlerëson në mënyrë të vazhdueshme performancën dhe rezultatet.
  • Merr përgjegjësi të plotë për rritjen e shitjeve dhe zgjerimin e pjesës së tregut.
  • Identifikon mundësi biznesi dhe rreziqe potenciale dhe paraqet rekomandime përkatëse Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv dhe Komiteteve kompetente të Bankës.
  • Cakton përgjegjësi dhe projekte për vartësit, në përputhje me rregullat e funksionimit të Departamentit.
  • Paraqet propozime për përmirësimin e sistemeve dhe proceseve të Departamentit.
  • Shqyrton raportet mbi ecurinë e punës dhe ndërmerr veprimet e nevojshme për përmirësimin e performancës.
  • Vlerëson rezultatet financiare të rrjetit (xhiron dhe rentabilitetin), mbikëqyr pasqyrat e fitim-humbjes për kategoritë e produkteve dhe ndërmerr veprimet e duhura ose paraqet rekomandime përkatëse pranë Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv.
  • Ruan konfidencialitetin e informacionit të përfituar dhe shmang përdorimin e tij për përfitime personale ose veprime në kundërshtim me ligjin apo interesat e Bankës.
  • Sqaron rolet dhe përgjegjësitë brenda departamentit për realizimin e detyrave.
  • Planifikon punën dhe organizon burimet për përmbushjen e objektivave.
  • Përcakton metodat më efikase, proceset e punës, pajisjet dhe teknikat për realizimin e detyrave të identifikuara.
  • Drejton dhe koordinon aktivitetet financiare, bankare dhe të tjera të nevojshme brenda Departamentit, duke promovuar bashkëpunimin ndërmjet degëve dhe Drejtorisë Qendrore.
  • Është përgjegjës për marketingun dhe shitjen e produkteve dhe shërbimeve bankare si financime për individë, mbledhje depozitash, rritjen e numrit të llogarive të pagave, e-banking etj.
  • Zhvillon dhe rishikon produktet e bankës, përmirëson produktet ekzistuese dhe krijon produkte të reja bazuar në nevojat e bankës dhe zhvillimet e tregut. Përgatit dhe prezanton produkte të reja për Komitetet përkatëse, duke siguruar implementim të suksesshëm në degë dhe agjenci.
  • Menaxhon portofolin e financimeve për individë, përfshirë shitjen e financimeve të reja, monitorimin e shlyerjes dhe raportimin mbi statusin e portofolit.
  • Siguron cilësinë e portofolit të financimeve, si dhe nivelin e vonesave në shlyerje (delinkuencën).
  • Mbikëqyr hartimin dhe zhvillimin e portofolit të produkteve dhe shërbimeve bankare per i dhe mban përgjegjësi të plotë për promovimin dhe menaxhimin e tij.
  • Vlerëson dhe përzgjedh teknikat e përshtatshme për parandalimin, minimizimin dhe reduktimin e humbjeve që lidhen me produktet per individ.
  • Drejton dhe koordinon aktivitetet për zbatimin e politikave dhe rregulloreve të Bankës, duke marrë parasysh proceset e punës në degë; vlerëson efektivitetin e politikave dhe procedurave aktuale dhe propozon ndryshime kur është e nevojshme.
  • Përgatit dhe prezanton një analizë të detajuar dhe gjithëpërfshirëse të performancës së çdo dege dhe të Departamentit në tërësi për menaxhimin e lartë, duke përfshirë treguesit kryesorë të rrjetit të biznesit, duke perfshire gjetjet dhe rekomandimet.
  • Identifikon mangësitë dhe zonat me performancë të ulët ose jo-performuese në aktivitetin e degëve dhe propozon masa korrigjuese bazuar në objektiva dhe udhëzimet e menaxhimit të lartë.
  • Përgatit raporte financiare dhe të tjera të kërkuara nga menaxhimi dhe autoritetet shtetërore, në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi.
  • Është përgjegjës për ndjekjen e realizimit të objektivave të Departamentit.
  • Analizon rrjetin e degëve për të vlerësuar mundësitë për zgjerim ose tkurrje.
  • Mbikëqyr dhe asiston stafin, duke theksuar ndershmërinë, objektivitetin, përkushtimin, përpikmërinë, sjelljen profesionale, efikasitetin, arritjen e progresit dhe paraqitjen e rregullt profesionale gjatë orarit të punës.
  • Trajnon, motivon dhe kryen trajnim të ndërsjellë të drejtuesve të degëve për përgjegjësitë dhe projektet, për të siguruar konsistencë, saktësi, përpikmëri dhe respektim të procedurave standarde operative të bankës.
  • Monitoron performancën e punonjësve në degë, verifikon saktësinë e llogaritjeve të Skemës së Incentivave të Shitjes dhe përgatit tabelën e bonuseve për secilin punonjës.
  • Merr raportet nga auditimi i brendshëm, ndjek problematikat me drejtuesit përkatës të degëve dhe siguron zbatimin e rekomandimeve.
  • Kryen vlerësimin e performancës për stafin nën mbikëqyrje.
  • Vlerëson nevojat për trajnim për stafin nën mbikëqyrje, përgatit planin e trajnimit dhe e paraqet atë te Menaxheri i Burimeve Njerëzore.
  • Kryen detyra të tjera që burojnë nga rregulloret e brendshme të Bankës dhe sipas udhëzimeve të Drejtorit Ekzekutiv përgjegjës për Grupin e Biznesit.


KËRKESAT E PËRGJITHSHME:

  • Minimumi 10 vite përvojë në pozicione drejtuese në sektorin bankar;
  • Diplomë Bachelor në administrim biznesi, Finance/Banke ose fusha të ngjashme; diplomë Master përbën avantazh;
  • Aftësi të forta analitike dhe strategjike, me kapacitet për të përkthyer analizat e tregut në plane konkrete veprimi;
  • Aftësi të shkëlqyera drejtuese, me fokus në motivimin dhe zhvillimin e ekipeve me performancë të lartë;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërpersonale, me kapacitet për të ndërtuar marrëdhënie të forta me palët e brendshme dhe të jashtme;
  • Aftësi të dëshmuara për të operuar në struktura komplekse organizative dhe për të bashkëpunuar në mënyrë efektive me ekipe ndërfunksionale;
  • Qasje proaktive në zgjidhjen e problemeve dhe marrjen e vendimeve, me ndjenjë të lartë përgjegjshmërie dhe integriteti.


LINJA E RAPORTIMIT:



Drejtori i Departamenit të Shitjes me Pakicë zbaton dhe respekton udhëzimet dhe urdhrat, dhe raporton drejtpërdrejt te Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv (CEO) për aktivitetin dhe çdo çështje që lidhet me përmbushjen e detyrave të ngarkuara.


VLERËSIMI I PERFORMANCËS:

Performanca e Drejtorit të Departamenit të Shitjes me Pakicë vlerësohet nga CEO, në përputhje me politikat dhe procedurat e Bankës.



Të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë CV e tyre dhe letrën e motivimit në adresën e e-mailit hr@uba.com.al . Ju bëjmë me dije që vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Afati i fundit i aplikimit 08 Maj, 2026.
 


Apply
Back
Top