• Pozicion Vakant| Specialist/e i Lartë Finance | Mane TCI

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Pozicion Vakant
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një ndër grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikë, etj. Gjeografikisht Grupi është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi dhe Vendet e Ulta duke punësuar më shumë se 5000 persona. Grupi BALFIN është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të komuniteteve nëpërmjet zhvillimit ekonomik, rritjen e punësimit dhe investimeve sociale.

Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Pozicioni: Specialist/e e Lartë Financë
Departamenti: Financë
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Specialisti i Lartë i Financës kryen monitorimin dhe kontrollimin e raporteve periodike të menaxhimit, metodave të kostove lidhur me investimet, analizën e punës të çdo lloj kostoje tjetër përveç investimeve, gjithashtu edhe kontrollin e raporteve me palë të treta.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Ndjek dhe monitoron implementimin e IFRS në baza mujore për projektet ongoing dhe të reja;
  • Ndjek dhe monitoron implementimin e IFRS të reja në bazë mujore për projektet ongoing dhe të reja;
  • Përgatit raportet e palëve të lidhura në bazë 3-mujore;
  • Përgatit GRP Raport në bazë 6-mujore;
  • Rishikon procedurat e Departamentit Financë me fokus thjeshtëzimin dhe përshtatjen sipas funksioneve të shoqërisë, legjislacionit dhe sistemeve elektronike në bashkëpunim me shefin e kontabilitetit dhe shefin e financës;
  • Asiston në ndjekjen e skemave të duhura kontabël të përshtatura në programin financiar që përdor shoqëria;
  • Ndjek raportet për bankat mbi ecurinë e projekteve në bazë të kërkesave periodike që vijnë nga Balfin;
  • Krijon dhe ndjek raportin Overhead për projektet që ndërton kompania në bazë mujore;
  • Asiston në përgatitjen e buxheteve vjetore / biznes planeve;
  • Asiston në përgatitjen e pasqyrave financiare në bashkëpunim me shefin e kontabilitetit;
  • Komenton draft kontratat për pjesën e komponentëve financiar të çdo natyre shërbimi/punimi që lidhen me kompaninë;
  • Çdo detyrë tjetër që ngarkohet.

Edukimi: Të zotërojë diplomë Master në degën e Financës.

Kualifikime të tjera:

  • Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 5 vjet;
  • Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese;
  • Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat si dhe për të përpiluar raporte të ndryshme etj.;
  • Principet dhe praktikat në përdorimin e paketës Office;
  • Njohuri shumë të mira të programit financiar Navison;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit evropian do të përbënte avantazh);
  • Të ketë iniciativë dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës në rastet kur i ngarkohen detyra të tjera.

Mënyra e aplikimit: Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit link: https://manetci.zohorecruit.eu/jobs...Specialiste-e-Lartë-Financë?source=CareerSite


Afati i dorëzimit: 02/03/2022
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top