Pozicion Vakant| Specialist/e Finance| Mane TCI
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Gjuha
-
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Pozicion Vakant
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një ndër grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikë, etj. Gjeografikisht Grupi është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi dhe Vendet e Ulta, duke punësuar më shumë se 5000 persona. Grupi BALFIN është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të komuniteteve nëpërmjet zhvillimit ekonomik, rritjen e punësimit dhe investimeve sociale.
Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.
Pozicioni: Specialist/e Finance
Departamenti: Financë
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Specialisti i Financës ndjek nga pikëpamja financiare dhe monitoron projektin e ndërtimit dhe raportimet që lidhen me këto projekte. Kontrollon kontabilizimin e faturave të blerjes dhe shitjes në përputhje me legjislacionin fiskal në fuqi. Ndjek dhe mban marrëdhëniet me bankat (p.sh. për kreditë, pagesat, si dhe plotësimin e grupeve të dokumenteve shoqëruese sipas procedurave). Krijon dhe ndjek raportin e shpenzimeve suplementare nga klientët. Kontrollon në mënyrë të detajuar shpenzimet dhe të ardhurat mujore të realizuara të projektit përkatës që ka në ndjekje.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në programet e studimit Financë/Kontabilitet.
Kualifikime të tjera:
Mënyra e aplikimit: Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në link: https://manetci.zohorecruit.eu/jobs/Careers/21072000000727038/Specialist-e-Finance?source=CareerSite
Afati i dorëzimit: 03/03/2022
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

- Kontrollon regjistrimin e faturave të blerjes dhe shitjes në përputhje me legjislacionin fiskal në fuqi;
- Përgjegjës për deklaratat mujore të regjistrave të blerjeve dhe shitjeve, deklaratat e TVSH-së dhe të tatimit në burim;
- Koordinon dhe rishikon në mënyrë periodike llogaritë e arkëtueshme dhe të pagueshme;
- Gjurmon raportin e kontratave dhe arkëtimeve nga klientët (kontrata/arkëtimi);
- Krijon, koordinon dhe monitoron raportet e gjeneruara nga departamenti i financave në përputhje me kërkesat e menaxhimit të kompanisë;
- Analizon dhe monitoron zbatimin e procedurave të departamentit të financës, sugjeron ndryshime për procedurat ekzistuese në fuqi;
- Ndihmon në përgatitjen e Cash Flow së kompanisë në mënyrë periodike;
- Përpunon pagesat me bankat & Plotëson dosjen e bankave & Regjistron transaksionet bankare;
- Monitoron procedurat e aplikimit për kredi për financimin e investimit të projektit;
- Kontrollon në mënyrë të detajuar shpenzimet mujore dhe të ardhurat e realizuara të projektit përkatës që monitorohet;
- Ndihmon në përgatitjen e pasqyrave financiare statutore;
- Ndërlidhja me auditorët e brendshëm dhe të jashtëm të kompanisë gjatë proceseve të auditimit;
- Ndihmon në përgatitjen e buxheteve vjetore, si dhe planeve përkatëse të biznesit;
- Çdo detyrë tjetër që i caktohet;
Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në programet e studimit Financë/Kontabilitet.
Kualifikime të tjera:
- Të ketë minimumi 5 vjet eksperiencë në profesion;
- Të ketë njohuri të mira të Standardeve të reja Kombëtare të Kontabilitetit si dhe të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (IFRS);
- Të jetë i aftë të punojë pa/ose me pak supervizim;
- Të ketë iniciativë, të jetë komunikues, të punojë mirë në grup dhe nën stres;
- Të jetë i orientuar për të ndjekur problemet që mund të lindin dhe për të arritur zgjidhjen përfundimtare;
- Të zotërojë programin Navision si dhe të ketë njohuri të mira të programit Financa 5;
- Njohja e mirë e gjuhës angleze;
- Eksperiencë e mëparshme pune në kompani ndërtimi/investimi është favorizuese;

Apply