• Pozicion Vakant | Inxhinier QA| Mane TCI

Himare
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Holandë, me afërsisht 6,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Pozicioni: Inxhinier QA
Departamenti: HSE & QA
Vendndodhja: Palasë

Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinier QA është përgjegjës që kompania të përmbushë kërkesat ligjore dhe kërkesat e derivuara nga procedurat e cilësisë. Ndjek zbatimin e procedurave me nënkontraktorët, procesin e testeve laboratorike për kampione të ndryshme materialesh dhe sigurohet që çdo gjë është në përputhje me standardet.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Siguron se kompania përmbush kërkesat ligjore dhe kërkesat e derivuara nga procedurat e cilësisë;
  • Përmirëson dhe implementon procedurat e kompanisë;
  • Ndjek çdo kantier për zbatimin e procedurave të cilësisë sipas kompanisë;
  • Ndjek procesin që kryhet nga inxhinierët e caktuar në objekt për marrjen e mostrave dhe analizimin e tyre në laboratorët e akredituar dhe të licensuar nga DPSH. Sigurohet që të jenë dokumentuar rezultatet e testit, procesin e monitorimit dhe regjistrimin e të dhënave;
  • Përgatit dosjen e cilësisë për materialet specifike të importit që nuk ka mundësi të analizohen në laboratorët tanë;
  • Ndjek zbatimin e cilësisë në procese të ndryshme teknologjike gjatë zbatimit të punimeve;
  • Harton recepturat për betonet e veçanta dhe të llaçeve;
  • Harton proces-verbale për materialet dhe punimet me cilësi të dobët;
  • Plotëson dokumentacionin përkatës të cilësisë për çdo objekt;
  • Ndjek kontrollin e cilësisë së punimeve për të gjitha kantieret e ndërtimit;
  • Mbikëqyr zërat e punës për të siguruar standarde cilësie krahasuar me specifikimet teknike;
  • Ndihmon ekipet ose nënkontraktorët për të zbatuar informacionin që ndikon në përmirësimin e procesit dhe zgjidhjen e çështjeve të cilësisë;
  • Në mënyrë periodike kryen trajnime të stafit teknik për cilësinë;
  • Në mënyrë periodike kryen inspektime të punimeve dhe detajeve teknike për cilësinë dhe përgatit raporte teknike;
  • Ndjek cilësinë e lëndëve të para që vijnë në kantier nga furnitorët e ndryshëm;
  • Aprovon materialet që implementohen në kantiere;
  • Përpara dorëzimit të punimeve kryen inspektime për cilësinë në njësitë/punimet që dorëzohen tek investitori;
  • Përgatit periodikisht 2 herë në muaj, Raport Teknik për punimet dhe materialet për Construction Manager dhe Project Manager Rajonal;
  • Detyra të tjera që i ngarkohen.

Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi

Kualifikime të tjera:
  • Certifikatë që tregon pjesëmarrjen në kurse specifike për cilësinë;
  • Njohuri shumë e mirë e standardeve të cilësisë;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Aftësi për të punuar në skuadër dhe për të gjetur zgjidhje;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe ndërpersonale;
  • Njohuri shumë e mirë në përdorimin e programeve kompjuterike (Paketa Microsoft Office, etj).

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në link.
Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Afati i dorëzimit: 13/07/2022
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top