Pozicion Vakant| Inxhinier Kostoist | Mane TCI
- Himare
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxhinieri
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
POZICION VAKANT
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.
Pozicioni: Inxhinier Kostoist
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Palasë/Vlorë
Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri Kostoist ka përgjegjësi kryesore ndjekjen e kostos së objekteve në mënyrë periodike, hartimin e preventivave, si dhe çmimet për zërat përkatës dhe të punimeve shtesë. Ai raporton direkt tek Projekt Menaxheri dhe Drejtori Teknik.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri.
Kualifikime të tjera:
Mënyra e aplikimit: Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në link: https://manetci.zohorecruit.eu/jobs/Careers/21072000000680065/Inxhinier-Kostoist?source=CareerSite
Afati i dorëzimit: 24.01.2022
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur ngaKuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

- Përgatitja e situacioneve mujore, librezës së masave, analizës së çmimeve duke përfshirë kontrollet e situacioneve të nën-kontraktorëve dhe përgatitjen e situacionit përmbledhës për objektet;
- Rakordim mujor me Departamentin e Financës për inventarët, gjendjen në magazinë dhe shkarkimin e materialeve;
- Përpilimin dhe hartimin e preventivave me çmimet përkatëse për zëra të punimeve që kryen vetë kompania;
- Kontrollin e preventivave me çmimet përkatëse të projekteve të ndryshme që vijnë nga studiot e projektimit;
- Ndjekjen e kostovenë mënyrë periodike gjatë fazës së ndërtimit të objekteve, së bashku me PM, PT, IK;
- Raportimi i kostos së objekteve tek Projekt Menaxheri, Drejtori Teknik dhe Departamenti i Financës;
- Përgatitjen e preventivave të paketave tenderuese;
- Rishikim i analizave teknike dhe manualit të çmimeve sipas tregut dhe publikimeve zyrtare;
- Rishikim periodik i legjislacionit dhe botimeve në Fletoren Zyrtare në lidhje me çështje të kostove të ndërtimit dhe procedurave të kontrolleve tatimore;
- Kontroll të tregut për çmime të dhëna nga kontraktorët dhe nën-kontraktorët, duke raportuar tek Projekt Menaxheri për të ndihmuar në negocimet e ndryshme që do të bëhen për fiksimin e çmimeve në preventivë;
- Asistencë në përgatitjen e buxhetit mujor, cost raporteve dhe Cash Flow të punimeve;
- Kontrolli mujor fizik i inventarëve për materialet;
- Hartimi i preventivave dhe situacioneve për punimet shtesë të klientëve, rimbursimet dhe rakordimet përfundimtare.
Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri.
Kualifikime të tjera:
- Të ketë jo më pak se 3 vjet eksperiencë pune si preventivues ose kontrollues kostosh për ndërtime civile dhe industriale;
- I aftë të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve;
- Të jetë i azhurnuar me çmimet minimale fiskale për objektet e ndryshme;
- Të jetë i aftë të komunikojë dhe të punojë në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të stafit të shoqërisë;
- Aftësi komunikuese dhe punuese në grup;
- Të njohë programet bazë në kompjuter, AUTOCAD;
- Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
- Aftësi për të punuar në skuadër.

Apply